Rigels Seliman
Nuk mund të mohohet fakti, që veprimtaria e Sali Berishës është një “dosje e zezë” voluminoze, mbushur me fakte prapaskenash, konfliktesh, përçarjesh të shqiptarëve që nga Vermoshi në Konispol, mashtrimesh, vrasje, rrëmbime, torturime, korrupsion dhe minim të demokracisë, të cilat e kanë sjell dhe e kanë mbajtur në pushtet, në opozitë dhe në politikë. Edhe pse ka bërë gjithçka që e etiketon si “vrasës të shqiptarëve”, si “krye-hajdut të pasurive kombëtare” dhe “anti-shqiptar”, Sali Berishës nuk i bëjnë aspak përshtypje këto zullume që ka bërë në 30 vitet e tij, si “desant” i ish-Sigurimit të Shtetit dhe i byrosë politike të PPSH, me mision brenda lëvizjes demokratike në Dhjetor 1990 e deri sot kur është në izolim shtëpie, me një këmbë drejt burgut. Ditën e djeshme, deputetët e Partisë Socialiste i kanë vënë në pah disa akuza të rënda Sali Berishës, prova të cilat janë faktuar nga amerikanët dhe britanikët në dosjen e tij të “non-gratës”.
Sali Berisha i lidhur me mafien sllave
Ishte kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi, i cili gjatë një debati të fortë dje në Kuvend me Gazment Bardhin tha se ka ikur koha kur Fazlliç, llumi i mafes sllave ulej në Këshillin e Sigurimit të Shqipërisë ka ikur. “Nuk mundet asnjë deputet, as më tepër kreu i grupit të flasë me atë gjuhë dhe ti drejtohet kryetares së kuvendit, duke ngritur gishtin dhe duke ju akuzuar me një fjalor që nuk është etik. Kjo hipokrizia në këtë parlament sigurisht që ka marrë përmasa që lidhen me një fakt historik, me një shkolle politike të vjetër. Koha kur Fazlliç ulej në Këshillin e Sigurimit dhe një këshilltar i marrë nga llumi i mafies sllave dhe ulej në Këshillin e Sigurimit të Shqipërisë ka kaluar”, tha ai. Ishte Fazlliç, njeriu i Millosheviç që e fundosi Berishën dhe provat i kanë edhe britanikët. Berisha tha disa kohë më parë se në një letër të dërguar nga zyrtarët britanikë, i kishin njoftuar se vendimi ishte bazuar te lidhja e tij me krimin dhe mbrojtja që i kishte bërë biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazlliç. “Për korrupsion dhe pasurimin tim, dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull përmendet ish-këshilltari për zgjedhjet Damir Fazlliç, të cilin sipas vlerësimit të tyre, unë e kam mbrojtur kur, kundër tij kanë dalë prova inkriminuese”, thuhet në vendimin e qeverisë britanike, të cilin e zbardhi vetë Sali Berisha.
Berisha i vuri në dispozicion Këshillin e Sigurisë
Në një hark relativisht të shkurtër kohor, sekseri serb, Damir Fazlliç, u bë i famshëm në Shqipëri nga Sali Berisha, si simbol i aktiviteteve të dyshimta, i grabitjes së pronave në bregdetet, si urë lidhëse mes familjes Berisha dhe qarqeve të Beogradit, për monopolin e importit të energjisë, për kapjen e naftës dhe gazit, për tenderat e rrugëve, për pastrim parash etj. Një herë kur prokuroria shqiptare tentoi ta ndalonte, ajo u përball me ofensivën e qeverisë së Berishës dhe të gjitha institucioneve të kontrolluara prej saj. Damir Fazlliç tregoi forcën e tij, ndërsa vuri në rresht të gjithë institucionet shqiptare. Familja e Berishës në atë kohë vuri në shërbimin të tij Policinë e Shtetit, ndërsa Ministria e Drejtësisë mësyu Prokurorinë e Tiranës, ku tentoi të sekuestronte dosjen e Fazlliçit me forcë. Deri këtu kishte arritur varësia e qeverisë ndaj Fazlliçit. Arsyeja ishte e thjeshtë; Fazlliçi ishte klienti kryesor i Argita Berishës. E bija e kryeministrit shiste pronat e ish pronarëve, ndërsa Fazlliçi i blinte. Por pushteti i Damir Fazlliç mbi qeverinë e Sali Berishës nuk mbaron këtu. Sali Berisha i ka vënë në dispozicion sekserit serb edhe Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Fazlliç, me porosi dhe ftesë të Sali Berishës ka marrë pjesë në mbledhje të Këshillit të Sigurimit në Tiranë. Ky ishte edhe skandali më i rëndë kombëtar në atë kohë.
“Gërdeci” dhe “21 janari”
Nga ana tjetër, deputeti socialist Erion Braçe kur pyet dje për arrestimin e Beqajt, se SPAK duhet të hetohu edhe Gërdecin e 21 Janarin që ka Ilir emrin e Sali Berishës. “Kam parë vetëm këto lajmet e para, duhet të kemi informacion me tepër. Sa kohë që do të bëhet për vjedhje duhet me pa informacion për një fjalë se si ka ndodhur realisht. Reforma në mbajë për këtë u bë, për të thënë zyrtarët që abuzojnë me ligjin, në bazë të fakteve dhe provave për të vërtetuar një kauzë të caktuar ndaj individëve. Ende s’ka asnjë veprim për 21 janarin ku janë vrarë njerëz, janë vjedhur lek, s’ka përgjigje për Gërdecin ku janë vrarë njerëz, për aq më tepër që kanë të rënda që kanë histori e tillë vendi, ky është problemi, apo për cilido që abuzon me ligjin është rruga e hapur për t’u ndjekur penalisht. I rrezikon fondet? Patjetër në momentin që ka implikime me fondet e BE-së duhet parë seriozisht gjëja me qëllimin që të jetë i vendosur për të bërë që BE të vërë për vete. PS duhet të mbajë një moral të madh, po e mbanë. Në momentin që shfaqet para një gare elektorale, secili duhet të marrë kosto. PS është në një proces të thellë reformimi akoma dhe më të brenda saj, qeverisjes dhe botës që adreson korrupsionin. Peshorja ka humbur ekuilibrin sa kohë në këtë vend merren njerëzish dhe nuk mbajnë askush, përkundrazi pjesa më e madhe është në kuvend. Drejtësia duhet të gjithëpërfshirës dhe të mbajë aktiv duke nisur nga për ngjarjet më të rënda që ka shënuar në këtë vend. Jetën e njeriut s’ka të drejtë ta marrë askush. Këtu nga pushteti është marrë jeta e njerëzve edhe për të vjedhur edhe për të mbajtur pushtetin dhe s’ka ndodhur asgjë”, theksoi Braçe.