BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e vjetër e Ilir Metës, manovrat e tij me përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe prapaskenat e forta që po ndodhin brenda ish-LSI, nga largimi i bashkëpunëtores së tyre të kasafortave, te shkërmoqja ...

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e
x
BREAKING NEWS

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e “çmendur” e Agron Zhukrit, si u bë milioner nga gruaja e tij që nuk i justifikon dot të gjitha të ardhurat e saj me pagat dhe aktivitetin privat, zbardhen “flamujt e kuq” në KPK...

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve, nga indeksimi, kompensimet, ndryshimet në fshat dhe qytet dhe deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi, nëse është trim le të...

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do
x
BREAKING NEWS

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit, dosja e tyre e “e zezë” e pastrimit të parave drejt fundit të hetimeve, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi po bëjnë gati fletë-arrestet, zbardhen provat dhe dëshmitarët që kanë plasur “bom...

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit,
x

Politike

Berisha kërcënoi me “vdekje” gjyqtarët, reagon ashpër KLGJ dhe i jep “shuplakë” kryefoltoristit: Boll me sulme ndaj drejtësisë, thirrjet për vetëgjyqësi të patolerueshme

Berisha kërcënoi me “vdekje” gjyqtarët, reagon

Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka cilësuar si të papranueshme gjuhën e përdorur, kundrejt gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, të cilët vendosën që t’i jepnin vulën e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajt. Ndonëse nuk i ka përmendur me emër, ka qenë opozita e Sali Berishës e cila ka hedhur një “lumë” akuzash në drejtim të 3 gjyqtarëve, si “të korruptuar e të kapur nga Rama” dhe për KLGJ, kjo gjuhë urrejtjeje është mjaft shqetësuese. Ajo që është më e rëndë janë edhe thirrjet për vetëgjyqësi, vetëm për faktin se nuk kanë dakord me një vendim të dhënë nga një trup gjykuese.“Këshilli i Lartë Gjyqësor konstaton se ditët e fundit janë bërë deklarata nga persona publikë që shprehin pakënaqësi ndaj një vendimi të dhënë nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, Këshilli i Lartë Gjyqësor konstaton me keqardhje se ky nuk është një rast i izoluar i mosrespektimit të dinjitetit të gjyqtarit, një kusht i domosdoshëm për garantimin e shtetit të së drejtës.Gjuha e urrejtjes kundër gjyqtarëve është shqetësuese dhe e papranueshme. Thirrjet publike për vetëgjyqësi, ndaj një akti të pushtetit gjyqësor, pavarësisht mos dakordësisë me të, janë haptazi kundër rendit kushtetues, mbi bazën e të cilit funksionon shteti i së drejtës. Aludimet për “kapje” të gjyqtarëve, referojnë elementë të korrupsionit që, në mungesë të fakteve, minojnë rëndë besimin te drejtësia dhe autoritetin e pushtetit gjyqësor”, thuhet në reagim.

KLGJ: Veprimtaria gjyqësore shkakton pakënaqësi

Më tej Këshilli i Lartë Gjyqësor thotë se akuza të tilla nuk janë kurrsesi një e drejtë që e ofron liria e shprehjes, duke theksuar se për aq kohë sa nuk bien dakord me vendimin e Gjykatës, mund ta ankimojnë në Gjykatën e Lartë, por kurrsesi të mos përbaltin figurën e togave të zeza.“Liria e shprehjes e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nuk mbron në asnjë rast gjuhën e urrejtjes apo thirrjet për dhunë. Për nga natyra e vet, veprimtaria gjyqësore shkakton pakënaqësi ndaj njërës apo tjetrës palë, por në një shtet të së drejtës, mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë, sipas legjislacionit në fuqi, jo përbaltja e gjykatës, apo e gjyqtarit”, vijon njoftimi.Në fund, KLGJ iu bën thirrje që kushdo që ka dijeni për një sjellje që shkon në shkelje të Kushtetutës të një gjyqtari, ta referojë si çështje Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, dhe do të jenë institucionet ato që do të marrin një vendim për këdo që kryen shkelje.“Po ashtu, kushdo që vjen në dijeni të një veprimtarie apo sjellje të gjyqtarit që mund të përbëjë shkelje disiplinore sipas ligjit, ka mundësinë që rastin t’ia referojë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për të vlerësuar dhe vendosur nëse është vendi për fillimin e procedimit disiplinor të gjyqtarit", përfundon reagimi. Që prej 3 marsit, kur dhe u dha vendimi, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij kanë vijuar një sulmet kundrejt Gjykatës së Apelit dhe trupës gjykuese e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja. Ishte vetë Berisha i cili nga seli blu tha se vendimi i Gjykatës së Apelit ishte marrë në zyrat e kryeministrit Edi Rama. Nga ana tjetër, gazetari i televizionit të tij, Çim Peka, kërcënoi gjyqtarët me vetëgjyqësi. Edhe pse ky vendim është i formës së prerë dhe është i ekzekutueshëm, pra vula i përket Enkelejd Alibeajt, Berisha refuzon ta njohë dhe pretendon se partia është e tija.

Më të lexuarat