
Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e lëvizjeve të fundit të Dakos: Takoi bashkëpunëtorët me të cilët...

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj subjekteve bregdetare

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me motorin, ka të plagosur

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën 55-vjeçari (emri)

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim urgjent dhe zbardh detajet e rënda

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala plas 'minën me sahat': Kur u arrestua peshku i madh, SPAK do godasë të tjerë politikanë

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para

Berisha kërcënon policinë, Veliajn dhe Ramën, nuk tërhiqet edhe pse nuk ka leje për protestën e 6 dhjetorit, kreu i “Foltores” paralajmëron dhunë tek Kryeministria

Shkruar nga Rigels Seliman 28 Nëntor 2022

Pas Policisë së Shtetit, edhe Bashkia e Tiranës nuk e lejon grupimin e “Rithemelimit” të njohur gjerësish me etiketimin “Foltore” që të mbajë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit protestën më 6 dhjetor, kur në Tiranë mblidhen edhe liderët europianë. Megjithatë, Bashkia i sugjeron ish-kryeministrit Sali Berisha që protestën e tij ta mbajë në sheshin “Skënderbej”. Bashkisë kërkon një përgjigje nga Rithemelimi nëse do të bien dakord me propozimin për ta zhvilluar në sheshin “Skënderbej”. “Bashkia Tiranë e ka të pamundur t'iu pajisë me një leje për zënien e hapësirës publike për zhvillimin e tubimit që ju kërkoni të zhvilloni në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Duke qenë se për shkak të zhvillimit të samitit të Bashkimit Evropian në qytetin e Tiranës, pjesa më e madhe e rrugëve në qytet do jenë në funksion të mbarëvajtjes së këtij samiti, duke mos cenuar të drejtën tuaj për tubime, ju propozojmë zhvillimin e tij pranë Sheshit Skënderbej. Për sa me sipër, nëse jeni dakord me këtë propozim, na bëni sa me shpejt me dije, që Bashkia Tiranë të vijoj me lëshimin e lejes përkatëse për zhvillimin e këtij tubimi”, thuhet në përgjigjen e Bashkisë, drejtuar “Rithemelimit”.
Berisha i përgjigjet Bashkisë së Tiranës
Por e menjëhershme ishte përgjigjja e Berishës, i cili në një dalje për mediat, pasi bojkotoi mbledhjen e dy Kuvendeve Shqipëri-Kosovë, nuk ndryshoi qëndrimin e tij, duke thënë se protestën do e zhvillojnë para Kryeministrisë dhe madje me tone të forta ai kërcënoi kryebashkiakun Erion Veliaj, policinë dhe kryeministrin Edi Rama, duke iu kërkuar që të mos i fusin hundët. “6 dhjetori protesta më e madhe do mbahet para Kryeministrisë, bashkia të mos përzihet se s’ka forcë në botë që mund të pengojë. Ramës i intereson dhuna atë ditë por bën mirë që as dyert të mos i blindojë se do bëjë lajm botëror. Jemi në protestë pro samitit dhe kundër Ramës”, u shpreh ai. Ndërkohë edhe më herët Berisha deklaroi se opozita do ta zhvillojë protestën e saj më datë 6 dhjetor. Në një video live, aty ku iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, Berisha theksoi se vendimi i policisë për t'i ndaluar është nul, e se asgjë nuk i ndalon dot që të protestojnë. “Mendoj se në format e ndryshme të mosbindjes civile do bëhen. Po ne jemi në një proces paralel, primaret. Ato përbëjnë procesin në të cilin përcakton dhe vendos vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë. Ne do vazhdojmë betejën tonë të pandërprerë. Policia njoftoi se nuk njeh kushtetutën dhe ligjet. I rikujtoj vasalëve të Ramës se Kushtetuta nuk njeh kufizime për protesta, ka një vendim të GJK në të cilën vendos se protestuesi nuk ka detyrim të njoftojë policinë. Ai refuzim është nul, tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi. Me datën 6 në orën 12:00, qytetarët do të mbushin Tiranën”, u shpreh ai.
Kryefoltoristi kërcënon Ramën
Më tej ish-kryeministri Sali Berisha premtoi se “Foltorja” e drejtuar prej tij nuk e dorëzon flamurin e Partisë Demokratike. Gjatë video-live me qytetarët në Facebook, Berisha theksoi se Rama i ka bërë llogaritë gabim nëse mendon se do dorëzohet PD. “Edi Rama po bën gjithçka të konfiskojë flamurin e PD. PD nuk e dorëzon flamurin e saj. Edi Rama i ka bërë llogaritë gabim. Hakmarrës primitiv, ai kërkon të fshijë partinë që përmbysin pushtetin e etërve të tij, që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe shtroi rrugën e integrimit, që transformoi infrastrukturën e këtij vendi dhe realizoi projekte madhështore në Europë siç është TAP. Rama ka një armiqësi të pashuar ndaj kësaj partie. Nuk e harron ai kurrë 20 shkurtin. Kjo betejë vazhdon. Ai kujton se do hakmerret, por i ka llogaritë gabim”, nënvizoi ish-kryeministri Sali Berisha.
Më të lexuarat


Si përfundoi Dako në të njëjtën qeli me ish-deputetin e PS? Klodiana Lala zbërthen detajin 'kyç': Gjatë qëndrimit në izolim, i është kërkuar...

Në qeli për abuzim me tendera, Klodiana Lala zbulon deri në sa vite burg rrezikon Vangjush Dako

Lirimi i Tahirit, deputeti i njohur sulmon hapur drejtësinë me dy standarte: Në Kroaci arrestuan kryeminstrin ndërsa këtu politikanët në potencë me Ramën...

“Do çoj peshqit e mëdhenj para drejtësisë”, Kreshnik Spahiu i fut ‘të dridhurat’ Berishës: Ambasadori i ri do e bëjë t’i duket lule Yuri Kim

“Luftë e ftohtë” në PD e vulës, Bardhi del me kërkesën urgjente

Alarmimi i Sali Berishës, çfarë përmban dosja e ish-klubit Partizani, implikimi dhëndrit të “non gratës”, Arben Imamit dhe Gazment Oketës në grabitjen e pronave të shpronësuar nga Shefqet Vërlaci, ja detajet e reja që fundosin “pronarët e rinj”...

Nga qelia e burgut drejt zyrës së politikës? Deklarata e fortë e avokatit të njohur për Saimir Tahirin

Pse nuk garon me Lulin për vulën? Demokrati lë pa fjalë Sali Berishën

Mediat serbe konfirmojnë se dokumenti i Edi Ramës u gatua në zyrat e Vuçiçit, kryeministri shqiptar luftë për “jetë a vdekje” Albin Kurtit për interesat e Serbisë

Berisha shton sulmet ndaj PD zyrtare dhe krijon alibinë për të qëndruar në krye të bandës së tij politike, fton deputetët “puçistë” brenda selisë blu t’i bashkohen kauzës së tij anti-amerikane
