
SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe ish-gruas së tij në Hamallaj e Palasë, bllokohen fatura dhe sende personale, ish-ministri socialist në ankth

Garë e fortë/ Përfundon votimi në asamblenë e PS-së në Vlorë, ja kush është emri i njohur që kryeson garën

132 familje në Shkodër prej ‘97-së jetojnë në banesa të pa legalizuara, banorët zotohen duke iu marr ‘hak’ ndaj politikanëve: Do bojkotojmë zgjedhjet, nëse nuk na...

Inceneratori i Fierit, GJKKO vendos kalimin për gjykim të dosjes, avokati i ish-deputetit Bllako kërkon t’i pushohet çështja, zv/presidentit të FSHF Dervishaj i heqin dy akuza

Sali Berisha shton dozën e kërcënimeve ndaj Enkelejd Alibeajt, alarmohet Garda e Republikës dhe merr në mbrojtje kryetarin e opozitës

Autoriteti i Konkurrencës rrëzon marrëveshjen e Drejtorisë së Transportit dhe Tatimeve për rritjen e çmimit të patentës, e cilëson në kundërshtim me ligjin dhe paralajmëron se do monitorojë tregun 1 vit

Qeveria shkarkon nga detyra Lefter Allën, opozita zbulon se ish-kreu i bashkisë Bulqizë u arrestua pasi prishi pazaret e Belinda Ballukut

Çfarë do bëhet me fatin e emigrantëve ilegal në Britani? Çuçi ultimatum Bravernan dhe zbardh bisedimet e takimit: Të amnistohen shqiptarët të cilët punojnë në...

Berisha: Largimi i Edi Ramës me të gjitha mjetet, mosbindja civile është sot misioni i të gjitha misioneve

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Shkurt 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha mblodhi pasditen e djeshme në selinë blu grupet e punës duke nisur kështu nga përgatitjet për protestën kombëtare që do të zhvillojë më 11 shkurt. Pas mbledhjes, Berisha theksoi në deklaratën që mbajti përpara mediave, se Edi Rama duhet të largohet me të gjitha mjetet, përfshirë edhe mosbindjen civile. Madje lëvizjen e opozitës për largimin e kryeministrit, Berisha e cilësoi mision të të gjitha misioneve. “Të largojmë me çdo kusht nga pushteti, këtë demon të pushtetit i cili për të shkatërruar pluralizmin dhe konsoliduar karrigen e tij nuk ndalet para asnjë akti. Nuk njeh asnjë kufi, nuk njeh asnjë normë morale, asnjë standard, ligj, kombëtar apo ndërkombëtar. Edi Rama duhet të largohet një minutë e më parë, përndryshe, qytetarët shqiptarë do ta hedhin në Lanë, përndryshe, qytetarët shqiptarë do të rivendosin reputacionin, dinjitetin, moralin e tyre. Kurrë ndonjëherë që nga koha e Enver Hoxhës, dinjiteti i këtij kombi, këtij vendi nuk është poshtëruar në këtë mënyrë. Kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër e medaljes është se ky akt korruptiv u ndërmor me qëllimin e vetëm për shkatërrimin e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri. Demokraci pa pluralizëm nuk ka, pa opozitë nuk ka, dhe faktikisht me para droge dhe para të tjera, ky përpiqet në të gjitha mënyrat për të konsoliduar monizmin e tij. Largimi i Edi Ramës me të gjitha mjetet demokratike, përfshirë mosbindjen civile është sot misioni i të gjitha misioneve të qytetarëve shqiptarë, të popullit opozitar”, deklaroi ai. më tej Berisha shtoi se kryeministri Edi Rama është e keqja e këtij vendi dhe duhet të largohet një orë e më parë nga qeverisja. “Unë kam besim të madh se me 11 shkurt, Shqipëria, i madh e i vogël do të vërshojë drejt Tiranës në betejën e fitores, e përmbysjes së Edi Ramës. Tirana e tëra do të derdhet në rrugë, në shesh për të larguar nga pushteti një uzurpator, për të larguar nga pushteti një kryeministër i cili me qëndrimet e tij është sot, njeriu më i damkosur në të gjithë botën e lirë. Njeriu që ka kryer akte ndaj SHBA-së, sikur Shqipëria të ishte një vend në armiqësi me atë vend. Ka kryer akte sikur Edi Rama të ishte agjent i një prej fuqive armike të SHBA-së. Shqiptarët me 11 shkurt do të thonë fjalën e tyre”, nënvizoi Berisha.
Më të lexuarat


Pak orë para mbledhjes së Kryesisë së PS, zbulohen dy kandidaturat për Bashkinë e Vlorës, por ja çfarë po ndodh në Shkodër, voton Asambleja

Çfarë do bëhet me fatin e emigrantëve ilegal në Britani? Çuçi ultimatum Bravernan dhe zbardh bisedimet e takimit: Të amnistohen shqiptarët të cilët punojnë në...

"Berisha shkon pa logo në këto zgjedhje?"/ Vangjel Dule tregon vendimin nëse është pro bashkimit me Alibeajn dhe nëse kryetari i komanduar i PD-së është patericë e Ramës

Sherret për kandidatët/ Rama nuk ruan dot qetësinë, kritika të forta deputetëve në Vlorë, votohet për kandidatin që do garojë për Bashkinë, kryeministri ka dalë jashtë...

Nuk ka ndodhur më parë! Belind Këlliçi hap ‘thesin’ e madh të premtimeve pak para zgjedhjeve, shpall platformën për Tiranën

“Tirana ka nevojë jetike për ndryshim”, Berisha zbulon planin politik dhe bën thirrjen e ‘fuqishme’: Mbështesni Belind Këlliçin, pasi do vendos qytetin në shinat e...

Çfarë po ndodh në PS? Rama zbarkon me 'ultimatum' në Vlorë dhe bën lëvizjen e minutës së fundit

“I doli kundër ndërsa tani kërkojnë bashkim”/ Analisti Minxhozi zbërthen skenarët e PD dhe bën thirrjen urgjente me mesazhin e koduar Alibeajt

Cilën PD do votojnë shqiptarët? Alibeaj zbërthen skenarët dhe zyrtarizon kandidaturat e 14 majit nga selia e re

PS zyrtarizon sot kandidaturat për garën lokale, zbulohet surpriza e ‘gurëve të shahut’ që do luaj Rama në zgjedhjet e 14 Majit
