Në takimin përmbyllës elektoral në Berat, kryeministri Berisha premtoi se në mandatin e ri do të rrisë rrogën minimale në 350 dollarë. “Ju grave dhe burrave fisnikë të këtij qyteti, iu shpreh mirënjohjen më të madhe për këtë miting madhështor, për këtë festë të fitores sonë së 23 Qershorit. Zotimi tim solemn se me deputetët tuaj do bëj gjithçka bashkë me ju, për Beratin dhe Shqipërinë e zhvilluar dhe Evropiane. Unë ftoj qytetarët e Beratit dhe të mbarë Shqipërisë të bashkohen, të ecin përpara në rrugën e mirëqenies, garantoj se rroga minimale do rritet 350 dollarë, mesatarja në 700 dollarë, e arsimtarëve 700 dollarë. Garantoj të papunët se pagesa e papunësisë do të dyfishohet. Qeveria do marrë përsipër të gjitha shpenzimet për kualifikimin e tyre”, premtoi Berisha.
“Unë jam Sali Berisha, kam mbajtur premtimet e mia, kam dyfishuar rrogat e mësuesve, kam dyfishuar rrogën minimale dhe pensionet në fshat. Jam sot këtu për tu zotuar para të rinjve të Beratit dhe të mbarë Shqipërisë, se dyert e universiteteve tona do të jenë të hapura që të bëjnë të vërtetë ëndrrën e tyre universitare. Se për punësimin e tyre, Qeveria do i paguajë cdo sipërmarrësi 3 vite sigurimet shoqërore dhe cdo tjetër. Do paguaj kualifikimin e tyre në cdo profesion. Në 4 vitet që vijnë, stazhi dhe kualifikim i tyre do jete falas. Do hapim në mbarë shkollat e vendit degë të shkollave profesionale sipas kërkesave. Ne garantojmë gredi të buta për të gjithë të rinjtë që duan të punësohen apo vetëpunësohen nga të tjerët. Jam sot për të premtuar të papunëve të Beratit dhe Shqipërisë, se 4 vitet që vijnë do krijojmë 250 mijë vende pune, duke rritur turizmin në shkallë vendi disa herë. Do krijojmë dhjetëra mijërave vende pune, duke trefishuar grantet për bujqësinë. Do bëjmë gjithçka për këtë sektor”.