Kryetari i Partisë Demorkatike, Sali Berisha i ka bërë thirrje dje qytetarëve nga ballkoni i banesës së tij, që t’i bashkohen protestës kombëtare të thirrur nga opozita në 11 korrik përpara Kryeministrisë. “Të premten, qyteti te bashkia. Prania e kreut të grupit strukturuar kriminal të bashkisë, që mbrohet nga Altin Dumani, është poshtërim për të gjithë qytetarët e Tiranës. Ndaj dhe e premtja le të jetë dita e fundit e tij. Dita e turpit e tij. Dita që duhet të varet në shtyllën e turpit të historisë. 11 korriku është dita e çdo shqiptari. Është dita e të gjithë qytetarëve që e duan Shqipërinë. Është dita e çdo shqiptari që i qan, që i lëngon shpirti dhe zemra për zbrazjen e këtij vendi. Është dita e çdo qytetari që i dhemb shpirti dhe zemra kur mendon se 18 përqind e fëmijëve nuk kanë më shumë se ose një dy vakte ushqim në ditë. Është dita e çdo shqiptari që ka zemër dhe i dhemb shpirti kur mendon se qindra e mijëra të sëmurë me sëmundje të rënda nuk marrin dot ilaçet e tyre sepse Edi Rama blen stolinë për oborrin e tij 4 milionë euro. Sepse shpenzon me udhëtimet me avion-taksi 21 milionë euro. Ndaj dhe me 11 korrik, t’i dëshmojmë njëri-tjetrit, t’i dëshmojmë botës se ne jemi shumica. Se ne jemi fitorja. Se ne jemi e ardhmja. Se ne jemi ndryshimi. Sepse ne do bëjmë zgjedhje të lira, do fitojë opozita, do fitojë Shqipëria. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore”, deklaroi dje Berisha.
Moderatorja e njohur bën deklaratën e papritur: Më është rritur barku këto kohë…
E ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e sotme ka qenë moderatorja e njohur Argjira Spanca. Gjatë bisedës së saj...
Lexo më shumë