BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Berisha: Ndryshimi më 14 maj është i rëndësishëm për shoqërinë shqiptare, siç është ajri për zogjtë

Berisha: Ndryshimi më 14 maj është i rëndësishëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar dje kandidatin për bashkinë e Cërrikut, Servet Duzhën. Berisha është shprehur se ne po zhytemi çdo ditë e më shumë në skamje, varfëri dhe unë deklaroj këtu, çdo qytetar i Cërrikut, çdo qytetar shqiptar që ndjehet më mirë se 8 vite më parë të mos votojë ndryshimin, të votojë për vazhdimësinë. “Më 14 maj jeni të ftuar të votoni Servet Duzhën, të votoni ndryshimin në mënyrë që të gjithë potencialet e kësaj bashkie, të gjitha të ardhurat, resurset, mundësitë, të ju rikthehen ju në shërbime, të rikthehen në punësim, mbështetje, zhvillim. Pra, ky ndryshim është një ndryshim shumë i madh, krahasuar me qeverisjen aktuale, e cila është një klonim, një klonim i qeverisjes qendrore, një qeverisje pa transparencë, qeverisje në të cilën taksat tuaja, paratë tuaja, shpërdorohen nga një grup i ngushtë familjarësh, të afërmish të qeveritarëve vendorë, njëlloj siç shpërdorohen në Tiranë nga një grup i ngushtë i klientelës dhe të afërmve të Edi Ramës. Ndaj dhe ky ndryshim me 14 maj, është i rëndësishëm për shoqërinë shqiptare, për Cërrikun, siç është ajri për zogjtë. Ne po zhytemi çdo ditë e më shumë në skamje, varfëri dhe unë deklaroj këtu, çdo qytetar i Cërrikut, çdo qytetar shqiptar që ndjehet më mirë se 8 vite më parë të mos votojë ndryshimin, të votojë për vazhdimësinë. Por u bëj thirrje shqiptarëve të cilët e ndjenjë veten se këto 8 vite, siguria e tyre nuk është kurrë ajo që ka qenë, mirëqenia e tyre ka ardhur në rënie. Me rrogat dhe pensionet e tyre, blejnë shumë më pak se 8 vite më parë, se biznesi i tyre është kufizuar, të votojnë ndryshimin. Përndryshe, vitin tjetër dhe çdo vit ne do të shkojmë thellë e më thellë në dramën tonë”, deklaroi Berisha.

Më të lexuarat