Është ende e paqartë së çdo të ndodhë më të ardhmen e grupimit të Lulzim Bashës, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t’i dhënë vulën dhe logon e Partisë Demokratike Sali Berishës.
Nga ana tjetër, në krye të Rithemelimit, tashmë me vulën e PD-së, ndodhet një ish kryeministër non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe.
Përtë folur në lidhje me këtë çështje, në një emision televiziv ishin Azgan Haklaj, anëtar kryesie te grupimi Basha dhe Fatmir Merkoçi, avokat.Për Haklajn, vendimi i Apelit duhet dhe të ankimohet, ndërsa theksoi se kjo e fundi sipas tij k shkelur hierarkinë gjyqësore.
“Ka një vendim të Gjykatës së Apelitt që nuk ka respektuar vendimin e Gjykatës së Lartë. Ne nuk e pranojmë vendimin dhe do ta ankimojmë. Do të bëjmë rekurs se Gjykata e Apelit nuk ka respektuar hirearkinë gjyqësore. Nuk zbatoi vendimin e gjykatës së Lartë se kush ka të drejtë për vulën|-tha ai.
“11 dhejtori mban brenda disa shkelje të rënda. Atë të falsifikimit të dokumentave, shpërdorim detyre dhe përvetësim të paligjshëm të titullit zyrtar”,-shtoi më tej.
Ndërsa avokati Koçi e quajti të pavlerë politikisht kohën kur Basha kishte vulën dhe logon e PD-së, pasi nuk arriti të prodhonte asnjë produkt politik.
“Nuk u paraqit fare dhe vjen pas zgjedhjeve lokale dhe merr drejtimin e partisë në mënyrë absatrakte. Gjatë kohës që Basha ishte me vulë nuk bëri asnjë lëvizje politike, nuk arrii të thithë demokratët, nuk kishte rritje apo stabilitet të anëtarësisë”,-tha ai.