Ish-kryeministri Sali Berisha nga banesa ku qëndron i izoluar, ka sulmuar dje kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Taluant Balla. “Sikundër dua të paralajmëroj policinë, të heqë dorë nga metodat terroriste kundër demokratëve, rrëmbimit të tyre në tre pas mesnate nga shtëpitë e tyre. Marrjen e tyre peng rrugëve si banditë. Ne nuk duam që qytetarët të përballen me policinë. Por në qoftë se ju shndërroheni në mercenarë të Taulant Ballës, Edi Ramës dhe Erion Veliajt, keni bërë zgjidhje të gabuar. Beteja jonë është me kriminelë si këta. Si Taulant Balla, Edi Rama, Erion Veliaj. Ju duhet ta dini mirë se vërtet në burgje sot ka vrasës. Vërtet në burgje sot ka trafikantë. Por trafikant më të madh se Edi Rama dhe Olsi Rama nuk ka në Shqipëri, Ballkan e Europë. Vërtet në burgje ka hajdutë, ka plaçkitës, ka vjedhës. Por plaçkitës, vjedhës, hajdutë si Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Olsi Rama nuk ka Shqipëria, nuk ka Ballkani, nuk ka Europa. Droga, vjedhjet dhe krimi po rrënojnë qenien tonë. Me drogën e Edi Ramës çdo shqiptar sot është më i varfër. Qindra mijëra vende pune u shkatërruan për shkak të rrënimit të eksporteve. Remitancat e emigracionit kanë humbur vlerën e tyre. Ata që pasurohen janë qeveritarët dhe trafikantët. Trafikantët dhe qeveritarët. Ndaj dhe e premtja është dita e betejës fitimtare. Dita në të cilën Erion Veliaj do të nxirret për zverku nga bashkia. Dita në të cilën shqiptarët do të bëjnë betejën e tyre për kthimin e parave të vjedhura. Për kthimin e dinjitetit të tyre. Për kthimin e ligjit. Për rikthimin e bashkisë qytetarëve të Tiranës. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, të lënë çdo gjë ditën e premte. Të shkurtojnë oraret, të bëjnë gjithçka se e premtja fitimtare do ua shpërblejë atyre 1 mijë herë, 10 mijë herë me të mira për ata dhe mbarë shqiptarët. Duke u përshëndetur edhe njëherë përzemërsisht, uroj të premten, të gjithë te bashkia. Fitore, fitore, fitore”, nënvizoi Berisha.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë