Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij dje përpara protestuesve është shprehur dje se ekonominë e drejton Ballukja, referuara ministres Belinda Balluku, gjyshi i të cilit ishte një xhelat i vërtetë, pasi sipas tij, mori pjesë në pushkatimin e intelektualëve me hyrjen në Tiranë të forcave terroriste. “Të dashur miq. Sakrifica sublime për vlerat janë një kushtrim i vërtetë sot për çdo shqiptar. Janë një thirrje për të gjithë shqiptarët të refuzojnë, të hedhin poshtë këtë diktaturë, e cila nuk ka në bazë sot doktrinën e Marksit, por ka në bazë Aleancën e Qelbësirave, aleancën e pushtetarëve me bandat kriminale, me hajdutët, me trafikantët, me vrasësit, përdhunuesit, llumin e shoqërisë shqiptare. Të dashur miq, ju rikujtoj sot se me porosi të Hitlerit shqiptar të pasluftës, Enver Hoxhës, listën e intelektualëve që duhej të ekzekutoheshin atë natë e bënë dy vrasës seriale, Mehmet Shehi dhe Edip Çuçi, nipi i të cilit sot drejton grupi parlamentar të partisë së krimit. Sot partinë e krimit e drejton ish-bastardi i xhelatit hoxhist që firmosi varjen në litar të poetit Havzi Nela. Sot ekonominë e drejton Ballukja, gjyshi i të cilit ishte një xhelat i vërtetë, mori pjesë në pushkatimin e intelektualëve me hyrjen në Tiranë të forcave terroriste”, deklaroi ai. Më tej Berisha theksoi se një vend pa opozitë është qëllimi i Edi Ramës. “Ndaj dhe këta bastardë sigurisht nuk mund të vendosin këtu doktrinën marksiste dhe leniniste si bazë për sundimin e tyre. Por vendosin krimin, vendosin dhunën, vendosin vjedhjen, vendosin varfërinë, mohimin e të drejtave të opozitës, burgosjen e drejtuesve të saj, asgjësimin e të drejtave politike të opozitës në parlament. Një Shqipëri pa opozitë është qëllimi i Edi Ramës dhe i mafies ndërkombëtare. Një Shqipëri pa opozitë është synimi i narkoregjimit të tij”, nënvizoi Balluku.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë