Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur dje në tubimin qytetar, teksa theksoi se kryeministri Edi Rama i fali vëllait të tij Olsi, 37 mijë metër katrorë tokë. “Të dashur miq, a mund të ndodhë që me firmë dhe vulë kryeministri t’i falë me një euro, 37 mijë metër katrorë tokë, vëllait të vet. A mund të ndodhë t’i falë kazerma me një euro, në një kohë kur ish pronarët, kur kanë marrë tokën e konfiskuar 60 vite më parë, për vjetërsinat e diktaturës, kanë paguar 800 mijë, kanë paguar 500 mijë, kanë paguar 1 milion dhe më shumë dollarë, në mënyrën më të padrejtë, por ligji ai ishte. Të dashur miq, a do presim ne, që ndaj Olsit të veprojë drejtësia, që ndaj Edi Ramës të veprojë drejtësia? Do ishte qesharake po të prisnim ne. Drejtësinë duhet ta bëjnë qytetarët, qytetarët, qytetarët”, deklaroi Berisha.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë