Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me departamentin ‘Brain Gain’ në nderim të ditës së pavarësisë së vendit. Berisha është shprehur se një armik i qenies shqiptare, një kryeministër që vlerësohet nga politologët e kohës, si kryeministri më i mirë i Serbisë pas Nikolla Pashiqit, nuk meriton asnjë ditë karrigen që mban.“Unë isha në Vlorë për të shprehur nderimet e mia në emër të demokratëve shqiptarë të opozitës dhe të gjithë shqiptarëve që i thonë vetes shqiptar, për Ismail Qemalin, për Vlorën dhe qytetarët e saj, për këtë akt shpëtimtar për kombin. U ndala në familjen Mezini, pasardhësin e Abaz Mezinit, një nga themeluesit e Vlorës, me kontribut historik në Pavarësi. Abaz Mezini ish-kryetari i parë i Bashkisë së Vlorës, kishte kryesuar komitetin e sigurisë për shpalljen e pavarësisë në qytetin e Vlorës. E theksova këtë moment se shpallja e pavarësisë u bë në kushtet kur Shqipëria në shumë anë ishte e pushtuar, por ishte elita fisnike e saj ajo që garantoi këtë akt, së bashku me Isa Boletinin që erdhi nga Kosova, me luftëtarët e tij”, deklaroi ai. Më tej Berisha theksoi se një kryeministër që vlerësohet nga politologët e kohës, si kryeministri më i mirë i Serbisë pas Nikolla Pashiqit, nuk meriton asnjë ditë karrigen që mban. “Përpara tek varri i të pavdekshmit, Ismail Bej Vlora, kishte vendosur kurorë edhe Pashiqi i Tiranës. Ishte një përdhosje e veprës së ndritur. Ishte një përdhosje e të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për një Shqipëri të pavarur. Një armik i qenies shqiptare, një kryeministër që vlerësohet nga politologët e kohës, si kryeministri më i mirë i Serbisë pas Nikolla Pashiqit, nuk meriton asnjë ditë karrigen që mban. Fyen ndërgjegjen kombëtare të çdo shqiptare, fyen të gjallët dhe të vdekurit e këtij vendi që kanë dashur dhe që e duan Shqipërinë dhe kombin”, nënvizoi Berisha.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë