“Të premten, Erion Veliaj jep dorëheqjen sepse gjyqin do ta bëjmë në sheshin Skënderbej”, tha dje ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar. Berisha theksoi se prokurorët që amnistuan Olsi Ramën, që fshehën dokumentet e kalimit 18 herë të kufirit me makinën e drogës, që fshehën filmime e fotografime të tij në mbledhjen me Xhixhën, Gjonajn dhe Ermal Hoxhën, u shpërblyen. “Të dashur miq, në Shqipëri krimi shndërrohet në votë. Në Shqipëri, krimi shndërrohet në lobim të fuqishëm. Shndërrohet në McGonigal. Në Shqipëri, krimi shndërrohet në karriget më të larta në pushtet. Ndaj dhe kjo betejë që bëjmë, pavarësisht nga vështirësitë dhe rreziqet, është betejë epike. Është betejë shpëtimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët. Prokurorët që amnistuan Olsi Ramën, që fshehën dokumentet e kalimit 18 herë të kufirit me makinën e drogës. Që fshehën filmime e fotografime të tij në mbledhjen me Xhixhën, Gjonajn dhe Ermal Hoxhën, u shpërblyen. Njëri emërohet Prokuror i Përgjithshëm, tjetri për një votë do ishte Duman i përgjithshëm. Por ky është vetëm një aspekt. Aspekti dramatik është se këtë drejtësi të inkriminuar si kurrë më parë, këtë drejtësi që iu mohon shqiptarëve të drejtën dhe ligjin, këtë drejtësi mburojë të krimit të organizuar dhe vjedhjeve qeveritare, kërkojnë t’ua shesin shqiptarëve si sukses. Kërkojnë t’ua shesin shqiptarëve si mirësi, sikur të mos jenë njerëz, sikur të mos jenë qenie njerëzore, por barngrënës. Miqtë e mi, çdo ditë, çdo orë na fton të marrim në dorë fatin tonë. Të premten, dita e shpëtimit të bashkisë, dita e çlirimi të bashkisë. Të premten, Erion Veliaj jep dorëheqjen sepse gjyqin do ta bëjmë në sheshin Skënderbe”, deklaroi Berisha.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë