
Zgjedhjet lokale/ Berisha mbledh Kryesinë, ja çfarë pritet të vendoset

Përfundon mbledhja, PS zyrtarizon kandidatët për secilin qark, ja EMRAT

Zgjedhjet e 14 Majit/ Zbulohen emrat, ja kush janë kandidatët e PS për qarkun Tiranë

Zbulohen kandidatët për kryetarë bashkie në Elbasan, ja emrat

Kandidatët e PS-së për qarkun Shkodër, Elisa Spiropali zbulon emrat

14 maji/ Ben Andoni zbardh skenarin dhe bën paralajmërimin e fortë: Do ketë bojkot masiv, zgjedhjet më të dobëta të zhvilluara ndonjëherë

E frikshme/ Bota në prag të luftës nukleare? Putin nënshkruan marrëveshjen me Lukashenkon: Do vendosim armë bërthamore në Bjellorusi

“Përçarje” brenda Kryesisë së PD/ Diskutohen dy skenarë për zgjedhjet e 14 majit, zbulohen EMRAT, ja si janë ndarë anëtarët

Berisha sulmon Yuri Kim për heshtjen ndaj skandalit “McGonigal”, e krahason me ish-agjentin e korruptuar, kërkon nga FBI që ta hetojë

Shkruar nga SOT.COM.AL 31 Janar 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi ambasadoren amerikane, Yuri Kim, për heshtjen e mbajtur ndaj skandalit “McGonigal”. Në një dalje për mediat, Berisha u tregua i ashpër me diplomaten amerikane duke thënë se është e korruptuar njësoj si vetë ish-agjenti i FBI i arrestuar në SHBA, Charles McGonigal. "Kodi i heshtjes po zbatohet edhe nga guvernatorja, e cila nuk ka lënë gjë pa komentuar. Tani për një ngjarje që ka tronditur thellë botën, nuk shqipëron një fjalë të vetme. Si është e mundur kjo? Çfarë interesash përfaqëson guvernatorja? A mund të shpjegojë kush? A ka shqiptar që nuk pret një reagim të saj për këtë ngjarje? Në llojin e saj, guvernatorja është një McGonigal, ndaj të cilës janë shumë akuza për të gjitha format e korrupsionit”, tha fillimisht Berisha. Në fund, kreu i “Foltores” kërkoi që FBI të hetojë Yuri Kim dhe lidhjet e saj me McGonigal, Agim Nezën, Dorian Duçkën, Edi Ramën dhe nëse kanë bashkëpunuar për koncesione korruptive nafte e të tjera. “Ndaj u bëj thirrje FBI, agjencive të tjera të SHBA, të hetojnë se cilat kanë qenë qëndrimet e saj ndaj McGonigal. Ka informuar ajo vendin e vet për takimet që ai ka pasur, për veprimtarinë e tij, për vizitat e shpeshta në Shqipëri? Ka informuar ajo për Deripaskën në Shqipëri, për kompanitë e tij që fryheshin si shushunja në Shqipëri, paçka se prej katër vitesh ishin nën sanksione të rrepta të SHBA? Ka pasur ajo dreka e darka me ekipin Rama-McGonigal. Këto dhe gjëra të tjera janë të rëndësishme për autoritetet e vendit mik për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje", tha Berisha.
Më të lexuarat


Nuk përmbahet Berisha, sulmon ashpër Alibeajn: Vëllai i tij është një plaçkitës me armë, çdo votë për të është mbështetje për Edi Ramën

14 maji/ Ben Andoni zbardh skenarin dhe bën paralajmërimin e fortë: Do ketë bojkot masiv, zgjedhjet më të dobëta të zhvilluara ndonjëherë

“Përçarje” brenda Kryesisë së PD/ Diskutohen dy skenarë për zgjedhjet e 14 majit, zbulohen EMRAT, ja si janë ndarë anëtarët

Zgjedhjet lokale/ “Klone të Ramës”, Berisha shpërthen keq ndaj kandidatëve të PS: Duhet të arrestohen

“Do që të heqë non gratën, se në pushtet s’vjen dot”/ Ish-deputeti zbardh skenarin e Berishës dhe paralajmëron

Mblidhet kryesia e PS, ja çfarë pritet të vendoset

Nëse Kryesia vendos të dilni vetëm me emra për këshilltarë, do bëni fushatë me Berishën? Gazment Bardhi habit me përgjigjen

“Berisha ka qenë i prerë, pati një refuzim për bashkimin”/ Bardhi zbardh prapaskenat nga mbledhjet e PD për 14 majin: Për Tiranën nuk është vetëm Godole dhe Bejko, ka disa emra...

Zgjedhjet e 14 Majit/ “Nuk është betejë e demokratëve të përplasen me njëri-tjetrin”, Gazment Bardhi del me thirrjen e fortë

Tension brenda opozitës/ Berisha bën lëvizjen e papritur dhe voton kandidatët për këshilltarë bashkiakë, Alibeaj nxjerr emrat e 14 majit nga selia e re
