Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë dje thirrje nga banesa ku qëndron i izoluar se të premten në orën 11:00 të gjithë qytetarët të mblidhen në protestë tek Bashkia e Tiranës kundër Erion Veliajt. “Të dashur miq, shoqata për mbrojtjen e teatrit ka thirrur protestë ditën e premte para Bashkisë së Tiranës. Qytetarë dhe qytetare të Tiranës, demokrate dhe demokratë, të gjithë në protestë në ora 11. Të gjithë në protestë. A ka poshtërim më të madh për Tiranën? A ka poshtërim më të madh për qytetarët e saj se sa një bandit, një hajdut, një i pafytyrë, pasi del vendimi i Gjykatës Kushtetuese, shkelmon mbi të dhe vazhdon të shkelë vendimin. Qytetarë dhe qytetare, shkoni dhe pështyjeni hajdutin aty ku është. Të dashur miq, këtë javë Belind Këlliçi, të cilin e përgëzoj, në mbrojtje të votës suaj, në përpjekjen e tij për të mbrojtur votën tuaj, iu tregoi ju dhe shqiptarëve se si janë vjedhur me ndërmarrjen e drejtorëve 30 milionë euro në dhjetëra tendera. Iu tregoj ju dhe qytetarëve të Tiranës se si një i quajtur Redi Molla, të regjistruar një ndërmarrje me një punëtor, pa asnjë bilanc, ndërton hotel 20 milionë euro në Durrës. Dhe punonjësja e tij vetë thotë se është i Lali Erit, është i vjedhës Erit. Po si mund ta lini ju të hyjë në bashki hajduti mo? Nxirreni për zverku mo! Pështyjeni ku ta shihni. Gjuajeni me domate, gjuajeni me vezë, largojeni hajdutin e poshtër nga bashkia”, deklaroi ai. Ndërkohë Berisha, reagoi ashpër edhe ndaj asaj që njihet si dosja ‘5D’ e denoncuar nga anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, ku rrjeti i drejtorëve të Erion Veliajt, njëherazi anëtarët e shtabit të tij elektoral në zgjedhjet e 14 majit, përfitonin miliona euro nga tenderat dhe ndërtonin hotele në Durrës e Shërmi. Madje Berisha theksoi se ky është një rrjet i tmerrshëm merimange, haptas padronë, pa dorashka, pa asgjë. “Erion o horr, mos u duk më në bashki. Jep dorëheqjen menjëherë”, nënvizoi Berisha.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë