Ish-kryeministri Sali Berisha iu ka bërë dje thirrje sindikatave që të ngrihen në grevë. Ai deklaroi se duhet që të ngrihemi në grevë, që ta rrezojmë këtë regjim të kalbur.“Të ngrihemi në greva të përgjithshme, këto janë realisht mekanizmi më civil, më efikas i betejës në një regjim, kështu do mund të arrijmë qëllimet tona të përbashkëta pasi të kombinojmë grevat e sindikatave me protestat e politikës, ky është një regjim i kalbur, do i ndërmarrim sa më parë”, tha Berisha. Ndër të tjera, Berisha në takimin e sindikatës u shpreh se vetëm me ta mund të organizohen protesta të fuqishme. Kreu i Rithemelimit u shpreh se planin e Partisë Demorkatike do ta hartojë me ekspertët e sindikatave dhe të PD-së. “Minimumi jetik i PD-së do e llogarisim bashkë, kastile nuk e kam marrë hapin. Do e marrin ekspertët e sindikatave dhe të PD-së. Të gjitha statuset do hartohen bashkërisht. Në katër anët po bien sirenat e revoltës. Në çdo takim dhe bisedë dëgjoj vetëm një kërkesë, protestë dhe vetëm protestë. E gjej nga të rinj, të moshuar, biznesmenë. Por ky takim është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse forma me fuqishme e protestës, siç ka provuar historia është ajo që strukturohet me sindikata. Do të keni mbështetjen e PD, opozitës në çdo përpjekje tuaj”, tha Berisha. Ndër të tjera, ai ka hedhur akuza ndaj Ramës. Berisha tha se rama vetëm mashtron shqiptarët.“Çfarë bëjnë këta? Këta ndajnë para me thes njëri me tjetrin. S’ka energji thotë Rama. Mashtrim, mashtrim, mashtrim! E kemi shitur energjinë 6 lekë për biznesin, e kanë çuar në 200 e do e çojnë deri në 400. Asgjë më vrasëse për energjinë nxjerrëse nuk ka më shumë se kjo. ne vumë çmimin 6 lekë sepse edhe Gjermania kaq e kishte, edhe vende të tjera të zhvilluara. Se biznesi do të prosperojë. Çdo të nxjerrë biznesi kur ja bën çmimin e energjisë kaq? Ju garantoj se çmimi do rikthehet në 6 lekë aty ku ka qenë për biznesin. Një nga faktorët më tërheqës për investitorët e huaj në Shqipëri ishte çmimi i energjisë. Se diçka të veçantë duhet t’i ofrosh që të vijë. Shqipëria nuk humbiste asnjë qindarkë sepse kostoja e prodhimit është 0.9 lekë mund të rritet nga tregtimi në OSSH por në prodhim është me saktësi 0.9 lekë dhjetëra herë më e ulët se sa e shet qeveria”, nënvizoi Berisha.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë