BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Berishistët në sulm kundër gjyqtares që rrezikon t’i përjashtojë nga PD, i kërkojnë ILD dhe KPK të shkarkojnë Blerina Muçën

Berishistët në sulm kundër gjyqtares që rrezikon t’i


Grupi i Rithemelimit të Partisë Demokratike kërkon shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Blerina Muça me pretendimin se ka shpërdoruar detyrën. “Foltorja” u ka dërguar ankesë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe kërkesë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë lidhur me gjyqtaren e cila ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e kreut të komanduar të PD, Enkelejd Alibeaj në 22 prill për të rrëzuar vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri në 25 mars, i cili regjistroi Kuvendin e 11 dhjetorit 2021, vendimet e tij dhe ndryshimet statutore.  Në dokumentin dërguar Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Komisioni i Rithemelimit të PD i drejtohet këtij institucioni që të kërkojë pezullimin nga detyra të gjyqtares Blerina Muça te Këshilli i Lartë Gjyqësor në mënyrë që më pas të nisë hetimet ndaj saj. Më tej, “Foltorja” në pikën e dytë të kërkesës shton se ILD duhet të paraqesë në KLGJ kërkesën që Muça  të shkarkohet nga detyra e gjyqtares për shpërdorim detyre. Në faksimilen e shpërndarë në media nga grupi demokrat pro-ish-kryeministrit Sali Berisha lexohet se Komisioni i Rithemelimit të PD identifikohet si organi i vetëm drejtues i partisë më të madhe opozitare. “Fillimin e hetimit dhe paraqitjen e kërkesës për marrjen e masës disiplinore pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor të “pezullimit nga detyra” për gjyqtaren pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Blerina Muça, dhe në përfundim të hetimit nga ana Juaj, të kërkoni pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor ‘Shkarkimin nga detyra të gjyqtares Blerina Muça’ për shkak të shpërdorimit të rëndë të detyrës. I nderuar z.Metani (Kryeinspektori i ILD), Komisioni i Rithemelimit, me cilësinë e kërkuesit ju bën me dije se ky komision ëshë i vetmi organ drejtues i Partisë Demokratike, bazuar në kuvendin e kësaj partie më datë 11 dhjetor 2021 dhe pranuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e Nr.3 datë 25 mars 2022”, lexohet në kërkesën thelbësore të bërë nga “Foltorja” në ILD për gjyqtaren e Tiranës, Blerina Muça. Nga ana tjetër, komisioni i drejtuar nga ish-lideri historik i PD ka i dërguar ankesë edhe kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Pamela Qirkon për gjyqtaren Muça. “Pamela Qirko (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) Ankesë për t’u shqyrtuar në kuadër të procesit të vlerësimit të gjyqtares pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Blerina Muça”, shkruhet në dokumentin e “Foltores”.
Berisha kërcënoi në 1 prill Ramën dhe drejtësinë nëse vendosin kundër tij
Në datën 1 prill, një javë pasi gjyqtari Agron Zhukri regjistroi Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 duke njohur “Foltoren” si grupin drejtues të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha kërcënoi kryeministrin Edi Rama dhe sistemin e drejtësisë se nëse do të shfuqizojnë këtë kuvend dhe vendimet e tij, do të përballen me pasoja. Ai theksoi se nuk do të njohë aspak vendimin e Gjykatës së Tiranës nëse regjistron në të ardhmen Kuvendin e 18 dhjetorit 2021, i cili u thirr nga ish-kryetari i PD, Lulzim Basha. “Mund të bëjë Edi Rama çdo gjë, po ajo nuk ka asnjë vlerë ama. Sigurisht që nuk mund të njihet. Sigurisht që unë njoh statutin që kam dërguar dhe që ka njohur gjykata dhe ai është statuti i PD. Nëse gjykata merr përsipër të zhbëjë pluralizmin politik në Shqipëri, ai është një vendim antihistorik me të cilin sigurisht do të përballet me pasojat, ai që organizon këtë. Nuk e njohim nëse gjykata miraton edhe Statutin e 18 dhjetorit. Kush është ajo forcë politike që njeh një ‘fake’?!”, shprehej Berisha.

Më të lexuarat