Ditën e sotme Olsi Rama denoncoi në SPAK Gazmend Bardhin si shpifës ordiner dhe pa moral. Gazi gaztori ju kundërpërgjigj me shpejtësi akuzave duke i kërkuar Olsit të mos fshihet pas Edit, por ta përballojë si burrë hallin që e ka zënë dhe të mbrohet juridikisht jo politikisht. Nga dita e sotme palët kanë ngritur armët dhe janë rreshtuar në ballë të njëra tjetrës.
Beteja aktuale duket qartë që është strategjike dhe të dyja palët duan të nxjerrin fitimet e tyre nga kjo situatë.
Tani kemi përballë dy ushtri. Të Saliut dhe atë të Edi Ramës, dhe çështja po merr trajtën e një lufte frontale si më betejën e e famshme të Stalingradit.
Ushtria e Fyhrerit Sali ka në krye të ushtrisë në rolin e Frederik Paulusit, dora vetë gjeneralin Gaztor Bardhin ndërkohë që Stalin-Rama në vend të Zhukovit dhe Vasilevskit ka emëruar dyshen Mero-Carlo si mbrojtjes të Stalingradit Olsi.
Lufta me akuza dhe kundërakuza duket sikur do sjellë kataklizmën dhe palët janë të vendosura për të çuar deri në fund misionin e tyre. Nga ana e Fyhrerit kemi një optimizëm të shtuar që vjen nga qendra Rajhut në katin e 9, ku Saliu lëshon piskamat e kushtrimit për luftën dhe komandanti special Gazi qëndron i paepur në sulmet e tij ndaj Ols Stalingradit.
Lideri legjendar i mbrojtjes së Stalingradit, Ed-Stalini duket se ka lëshuar urdhër të prerë Gebelsit-Fugë që të ndihmojë dyshen e gjeneralëve Carlo-Mero për të përballur sulmet e furishme të ushtrisë së Fyhrerit. Gjeneralët e tij janë hedhur në sulm me të gjitha bateritë duke lëshuar bataretë e mitralozave të tyre në drejtim të kundërshtarit, i cili sot është plagosur rëndë nga goditja e Olsit me bombë atomike.
Beteja për Olsin është shndërruar si një betejë për Stalingradin, ku palët kërkojnë të shfrytëzojnë mundësinë e përfitimit nga kjo situatë e kërkuar. Përveç faktit që akuzat e gaztorit të Sali Berishës janë thashetheme mediatike dhe përsiatje gazetarësh të marrë, sulmi ndaj Olsit është shndërruar në një tragjikomedi.
Palët të ndara në formacione i bëjnë lavazh trurit të qytetarëve për të treguar psudontagonizmin ndërmjet tyre, për të përligjur allishverishet e ditëve të fundit.
Kemi Sali Berishën në kokërr të burgut dhe Edi Ramën me gjithë shpurën e tij në qeli dhe kandidat për në qeli. Të dy bashkë i kanë dhënë besën njëri tjetrit ndaj supërfuqisë amerikane, e cila ju ka përgatitur funeralin politik.
Dyshja në fjalë, nuk e ka pasur problem as moralin dhe as dinjitetin gjatë raportit të tyre për rreth 30 vite. Janë sharë, janë përlyer e janë degjeneruar me akuza dhe ndërakuza, ndaj nuk i bën përshtypje një shpifje më tepër, ku martiri i radhës është vëllai i KM. Mjaft të shkojë mbroth projekti për të shpëtuar nga burgu dhe të mbajnë statusquonë e pushtetit, se puna e Olsit rregullohet rrugës.
Kjo racë e degjeneruar politikanësh në Shqipëri është një kalbësirë që nuk ka din e iman. Kjo maskaradë e stisur me Gaztorin Bardhi është një “deux machine”, që mund t’ju shërbejë demagogjikisht për të justifikuar batakçillëkun e radhës, për të larguar erën e rëndë që lëshon nevojtorja e tyre e përbashkët.