BREAKING NEWS

Ilir Meta ka porositur disa vrasje të bujshme, ja si ka bashkëpunuar me grupet kriminale për të asgjësuar armiqtë e tij, Idajet Beqiri nxjerr detajet e forta dhe zbulon ngjarjen e rëndë ku është implikuar edhe Monika Kryemadhi

Ilir Meta ka porositur disa vrasje të bujshme, ja si ka bashkëpunuar
x
BREAKING NEWS

Trondit Frrok Çupi: Ja planet e përbashkëta mes Sali Berishës dhe Izet Haxhisë, nga vrasja e Azem Hajdarit, urdhri për të eliminuar një ministër, deri te strehimi në Turqi

Trondit Frrok Çupi: Ja planet e përbashkëta mes Sali
x
BREAKING NEWS

Si u masakrua agjenti shqiptar në Himarë nga shërbimet greke, detajet nga dosja që fsheh politikanët që i shërbyen Sigurimit dhe dështimi i planit të jugosllavëve për të eliminuar Ramiz Alinë, ja rrëfimi i fundit “bombastik” i Bujar Hoxhës përpara se t...

Si u masakrua agjenti shqiptar në Himarë nga shërbimet greke,
x
BREAKING NEWS

Ambasadori dhe gjyqtarët britanikë në derën e SPAK, Londra aleancë me Dumanin për të goditur pushtetarët e lartë, gjurmim të parave të pista, llogarive bankare dhe sekuestrim pasurie, ja si britanikët do plotësojnë me materiale shtesë dosjet përvëluese...

Ambasadori dhe gjyqtarët britanikë në derën e SPAK, Londra
x
BREAKING NEWS

Komisioni për drejtësinë në udhëkryq, ja çfarë përmban projekti i Edi Ramës në bashkëpunim me Sali Berishën kundër SPAK dhe institucioneve të pavarura

Komisioni për drejtësinë në udhëkryq, ja
x
BREAKING NEWS

Plas sherri te Rithemelimi, grupi i Bardhit përplaset me përkrahësit e Sali Berishës, Shehu, Noka dhe Sula kundër komisionit të Edi Ramës

Plas sherri te Rithemelimi, grupi i Bardhit përplaset me
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për administratën, në qershor hyn në fuqi rritja e re e pagave, orari i punës do të jetë 09.00 me 15:30, do të ketë edhe shpërblime, ja kategoritë që përfitojnë

Lajme shumë të mira për administratën, në qershor hyn
x
BREAKING NEWS

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret Rama-Berisha me amnistinë penale, ja si u liruan të korruptuarit dhe “puçi” që iu bë SPAK

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret
x

Politike

BIRN: Kuvendi shpall renditjen e kandidatëve për KLGJ e KLP nga shoqëria civile

BIRN: Kuvendi shpall renditjen e kandidatëve për KLGJ e KLP nga

Kuvendi njofton se janë depozituar të gjitha dosjet e procedurës së kryer dhe se procesi është futur në fazën finale të përzgjedhjes që i përket Kuvendit. Sipas kësaj liste, janë kualifikuar 6 kandidatë për 1 vend vakant në KLGJ dhe 5 kandidatë për 1 vend vakant në KLP.

Mandati i anëtarëve të këshillave ka përfunduar me 31 dhjetor 2023, por procesi i përzgjedhjes së zëvendësuesve dhe pse nisi në kohë nuk arriti të mbyllej sipas afateve për shkak të proceseve gjyqësore me të cilat u përballën komisionet përzgjedhëse të ngritura nga Avokati i Popullit.

Dy kandidatë të skualifikuar për mosplotësim të kritereve formale gjatë renditjes së parë të kryer nga Komisionit AdHoc për verifikimin dhe vlerësimin paraprak, arritën të fitonin gjyqin dhe të riktheheshin në garë.

Kandidatët që fituan procesin gjyqësor ndaj Komisionit AdHoc janë Lefterie Leshi dhe Altin Shagani, për të cilët u rikthye procesi i pikëzimit, duke ndryshuar renditjen e listës së parë të publikuar nga Avokati i Popullit në janar.

Pas pikëzimit të ri, Shagani u rendit i pari në të dyja listat.

Në listën e kandidatëve për anëtarë të KLP-së ai ndiqet nga Erion Fejzulla, Altin Hazizaj, Juelda Lamçe,  Lefterie Lleshi, ndërsa listës së KLGJ-së, e cila është e njëjtë, i shtohet  në vendin e gjashtë kandidatja Violanda Theodhori.

Ndërkohë lista e kandidatëve nga avokatia është publikuar më herët në faqen e Kuvendit dhe në garë janë 13 kandidatë për 2 vende vakante në KLGJ dhe 9 kandidatë për 2 vende vakante në KLP.

Dispozitat ligjore parashikojnë që Kuvendi do të zgjedhë nga këto lista, 2 anëtarë nga avokatia dhe 1 anëtar nga shoqëria civile për secilin këshill.

Në qoftë se Kuvendi nuk e arrin shumicën prej 2/3 gjatë votimit, kandidatët e renditur në krye të listës në vlerësimin e organeve që kanë bërë përzgjedhjen konsiderohen të emëruar automatikisht.

Renditja e pikëzimit sipas Komisionit të Pavarur të Vlerësimit për kandidatët nga radhët e avokatëve për KLGJ-në nis me avokaten Eris Hysi, ndjekur nga Përparim Kalo, Erind Merkuri, Alban Alimema, Erind Gërmenji, Fatos Lazimi, Entela Shehaj (Memishaj), Saimir Vishaj, Albana Tushe, Albens Tabaku, Klodian Gjermeni, Artan Reçi dhe Bledar Bajri (Boshnjaku).

Ndërsa lista e kandidatëve nga avokatia për KLP-në nis nga Përparim Kalo, Erind Merkuri, Alban Alimema, Erind Gërmenji, Entela Shehaj (Memishaj), Saimir Vishaj, Albens Tabaku, Artan Reçi dhe Bledar Bajri (Boshnjaku).

KLGJ dhe KLP përbëhen nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve vijnë nga radhët e magjistratëve, dy nga avokatia, dy nga akademia dhe një nga radhët e shoqërisë civile.

Më të lexuarat