BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Politike

BIRN: Kuvendi skualifikon 6 kandidatë për KLGJ dhe KLP

BIRN: Kuvendi skualifikon 6 kandidatë për KLGJ dhe KLP

Pesë muaj pas përfundimit të afatit ligjor Kuvendi pritet të nisë procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve nga radhët e avokatisë dhe shoqërisë civile për plotësimin e 3 vendeve vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe 3 vendeve vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Lista përfundimtare e kandidatëve nga avokatia për dy këshillat u publikua të hënën në faqen e Kuvendit, sipas raportit të hartuar nga Sekretari i Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj, ku janë skualifikuar nga gara 6 kandidatë duke ndryshuar dhe listën renditëse të pikëzimit të bërë nga komisioni ad-hoc i ngritur nga Avokati i Popullit.

Në bazë të së drejtës që i njeh Kushtetuta, Gjonçaj, ka skualifikuar nga gara kandidatët Përparim Kalo, Alban Alimema, Fatos Lazimi, Entela Shehaj (Memishaj), Saimir Vishaj, Albana Tushe.

Sipas arsyetimit ata nuk plotësojnë kriteret ligjore, kryesisht pasi nuk justifikojnë punën e pandërprerë si avokat në 10-vitet e fundit apo për ‘detyrime tatimore”.

Verifikimi ka konstatuar se ka mungesë të pagesës së sigurimeve shoqërore për periudha të caktuara për kandidatët Alimena dhe Tushe.

Ushtrimi i një detyre tjetër në institucione të administratës publike apo në institucionet e drejtësisë po ashtu është bërë shkak për skualifikim, duke skualifikuar Kalon dhe Lazimin.

Në rastin e Kalos, raporti quan si ndërprerje në ushtrimin e profesionit të avokatit periudhën që ai ka shërbyer si anëtar i Gjykatës Kushtetuese për 1 vit e 6 muaj.

Për Lazimin konstatohet puna e tij si këshilltar juridik në Autoritetin Hekurudhor dhe konflikti ligjor me profesionin e avokatisë.

Ndërsa Memishajn është skualifikuar për mosplotësimin e kriterit të vjetërsisë në profesionin e juristit për 15 vite.

Në listën përfundimtare që i paraqitet Komisionit të Ligjeve, nga e cila do të përzgjidhen 2 anëtarët e rinj në KLGJ, në vendin e parë renditet Eris Hysi e ndjekur nga Erind Mërkuri, Erind Gërmenji, Albens Tabaku, Klodian Gjermeni, Artan Reçi, Bledar Bajri dhe Saimir Kola.

Ndërsa listën e kandidatëve për dy vende në KLP e kryeson Erind Mërkuri ndjekur nga Erind Gërmenji, Albens Tabaku, Artan Reçi, Bledar Bajri e Saimir Kola.

Skualifikimi i Kalos, një ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, ka bërë që renditja e kandidatëve në listë të ndryshojë pasi ai ishte i dyti në listën për KLGJ dhe i pari në listën e KLP-së sipas pikëzimit të dhënë nga komisioni ad-hoc i ngritur nga Avokati i Popullit.

Kjo ka favorizuar ngjitjen në listë të Mërkurit, i njohur si avokat i Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese në disa çështje si; përpjekja e mazhorancës socialiste për të shkarkuar presidentin Ilir Meta apo vendimi për mosdërgimin e mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetet Olta Xhaçka.

Sipas CV së tij publike Mërkuri ka ofruar ekspertizë edhe për ish-Ministrin e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Departamentit të Administratës Publike, Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit.

Kryesuesja tjetër e listës, avokatja Eris Hysi, ka qenë kandidate për Inspektore të Lartë të Drejtësisë.

Dispozitat ligjore parashikojnë që 4 kandidatët për 2 vende vakante në KLGj dhe 2 në KLP i nënshtrohen votimit në seancë plenare pasi zgjidhen nga kjo listë me konsensus politik (4 vota pro) nga 5 anëtarët e nënkomisionin të ligjeve që ngrihet për këtë synim.

Ky nënkomision ka të drejtë gjithashtu që me 4 vota të rikthejë në garë kandidatët e skualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm.

Kur mungon konsensusi, emrat nga lista zgjidhen me short dhe nëse Kuvendi dështon në 3 votime radhazi që të zgjedhë me 84 vota anëtarët e rinj të KLGJ-së e KLP-së, quhen automatikisht të emëruar ata që shorti i ka zgjedhur për raundin e tretë.

Procesi do të nisë pasi Sekretari i Përgjithshëm të përpilojë dhe raportin e vlerësimit për kandidatët që vijnë nga radhët e shoqërisë civile, nga të cilët do të zgjidhet anëtari i 3-të për vendet vakante në KLGJ dhe KLP./ BIRN

 

Më të lexuarat