Partia Socialiste nuk do të bashkëpunojë me Tom Doshin për vendoret e 14 majit 2023. Këtë gjë e ka bërë të ditur sekretari organizativ Blendi Klosi, i cili në një intervistë televizive theksoi se PS që prej vitit 2017 qeveris e vetme dhe aleancë ka vetëm me qytetarët. “Tom Doshi tashmë është kryetar i një partie e cila gjithmonë ka qenë pranë PS. Nuk kemi aleancë zyrtare në rastin në fjalë. Siç e thashë, ne kemi zgjedhur nga 2017 që të jemi një forcë politike e cila aleancën e vetme e ka me qytetarët dhe mendoj që ka qenë një zgjidhje e drejtë. Kjo është propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe u mbështet nga forumet tona që në 2017 që kërkonim të qeverisnim vetëm sepse shumë më qartazi njerëzit shikojnë e gjykojnë e përgjegjësia nuk bëhet ping-pong. Edhe në këtë garë do shkojmë si forcë politike pa aleanca zyrtare, por parti që mbështesin njëra-tjetrën në gara elektorale”, deklaroi Klosi. Partia e Tom Doshit, në zgjedhjet e 25 prillit arriti të siguronte 3 mandate, të cilat i bashkoi më pas me PS. Edhe në këto zgjedhje, ekziston mundësia të përdoret i njëjti mekanizëm, pasi Klosi theksoi se ato si parti mbështesin njëra-tjetrën në garë elektorale, por nuk bëjnë koalicion zyrtar.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë