
Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Bllokuan foltoren dhe krijuan kaos në seancën e fundit, PS me “dorë te hekurt” ndaj PD, kërkon përjashtimin e 8 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Bardhi dhe Nallbati ofenduan Nikollën

Shkruar nga Dario VELAJ 7 Shkurt 2023

Partia Socialiste po fut Kuvendin në një situatë akoma më kaotike dhe të tensionuar. Sërish, mazhoranca, nëpërmjet 7 deputetëve të saj po bëjnë gjithçka për të penalizuar e përjashtuar nga punimet e Parlamentit deputetë të opozitës, me qëllim shmangien nga debati dhe ballafaqimi për skandalin “McGonigal”. Pas përjashtimit të 5 deputetëve të PD për 10 ditë nga Kuvendi dhe komisionet parlamentare në datën 27 janar, socialistët kanë kërkuar penalizimin dhe të 8 kundërshtarëve të tjerë demokratë lidhur me kaosin e krijuar në seancën plenare të datës 2 shkurtit, ku mungoi në interpelancë me opozitën kryeministri Edi Rama. Mazhoranca, përveç prishjes së punimeve të Kuvendit, ka përdorur dhe një argument shtesë për të përjashtuar deputetët e PD, fyerjen ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla. Kërkesa i është dërguar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën.
Ja emrat e 7 deputetëve të PS që kërkojnë përjashtimin e 8 kundërshtarëve demokratë
7 deputetët e PS: Ilir Ndraxhi, Mirela Pitushi, Shpresa Marnoj, Antoneta Dhima, Pranvera Resulaj, Gerta Duraku dhe Lindita Buxheli, iu drejtuan me shkresë kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla që të përjashtojë për 10 ditë nga seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare, deputetët e PD: Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ina Zhupa, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati. Ata e motivojnë kërkesën e tyre për përjashtim e kolegëve se kanë ndërprerë pa shkak foltoren e Kuvendit për të mos lejuar deputetët të shprehen për çështjet e rendit të ditës. Madje, ata akuzojnë Sekretarin e PD zyrtare, Gazment Bardhin dhe deputetin demokrat Bledion Nallbati se kanë fyer me fjalë personalisht kryeparlamentaren Nikolla. Nëse kjo kërkesë do të pranohet, numri i deputetëve të PD të përjashtuar së fundmi nga punimet e Kuvendit, shkon në 13. Në 27 janar, u përjashtuan për 10 ditë Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho, Edi Paloka dhe Belind Këlliçi. Megjithatë, opozita nuk është stepur nga këto sulme e penalizime, madje ka dërguar kërkesa për mocion me debat pa kufizim kohor me kryeministrin dhe ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për skandalin “McGonigal”.
Duan përjashtimin e tij, Boçi sulmon PS: ‘Eunukë’, kërkuam fjalën dhe s’na latë
Deputeti demokrat dhe n/kryetari i “Foltores”, Luçiano Boçi sulmoi kryeparlamentaren dhe deputetët e PS, që kërkojnë përjashtimin e tij dhe 7 kolegëve të tjerë nga Kuvendi dhe komisionet për bllokim seance. Në rrjetet sociale, ai i quajti socialistët “eunukë”, pasi publikoi një foto ku në tabelën elektronike shfaqen emrat e deputetëve të PD që kërkojnë fjalën në foltore në seancën e 2 shkurtit. “Ne kemi kërkuar thjeshtë fjalën tonë sipas Rregullores, për procesverbalin e seancës dhe për procedurë, e cila na është mohuar. Në ekran gjatë votimit dalin qartë emrat tanë në kërkesën për të folur. Por, Linditën e ‘korrupton’ Rama me mënyrat specifike për të sulmuar opozitën. Sa mjeranë janë ‘eunukët’!”, shkruan Boçi.
PS do përjashtimin e tij, Salianji sulmon Ndraxhinë: Memec i lidhur me Avdylajt
Deputeti demokrat, Ervin Salianji, ironizoi 7 deputëtët kundërshtarë të PS që duan përjashtimin e tij për 10 ditë, duke i quajtur memecë. Në rrjetet sociale, ai akuzoi deputetin Ilir Ndraxhi, si person që ka dalë në përgjimet e “Bild” (dosja 339) ku banda kriminale e Avdylajve e mbështeste për zgjedhjen deputet në 2017. “Ne si deputetë të opozitës kërkuam në seancë të mbrojmë interesin publik duke kërkuar fjalën! Pupacët që ka zgjedhur të bëjë kërkesën, janë pjesë e memecërisë politike që duan ta kthejnë në normë parlamentare! Nuk është rastësore që në krye të kërkesës për përjashtimin e deputetëve të opozitës qëndron një deputet që del në publikimet e gazetës ‘Bild’ si i lidhur me bandat më famëkëqija të krimit në Shijak dhe Durrës!”, u shpreh Salianji.
Më të lexuarat


Gazetari i njohur kritikon ashpër Blendi Fevziun: Vjen kryeministri Rama, të bën një skandal, të fyen dhe denigron dhe prapë e thërras në emision se me rëndësi janë klikimet

“Transporti urban në Tiranë do të jetë falas”, Belind Këlliçi sqaron deklaratën e bujshme

Zgjedhjet e 14 majit/ Ekspertja e ekonomisë 'shuplakë' Ramës: U kujtua për qytetarët para zgjedhjeve, për tu blerë votën

Ambasadorja Kim ka një mesazh për shqiptarët: Në një stivë do gjesh një dru të shtrembër...

Gazetari i njohur zbërthen prapaskenat mes PD dhe kandidatëve të primareve: Ja ujditë që po bëjnë në veri

Deputeti i PD-së reagon ashpër mbi situatën në vend: Në qeverisjen e Ramës më lehtë porosit vrasje se kafe

Deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Mund të gjendet një shteg për të dalë me një kandidat

“Ukraina dhe FBI, profilet në korrupsion”/ Media amerikane zbulon rolin e Dorian Duçkës me djalin e Joe Biden: Ishte lidhja e McGonigal me kryeministrin e korruptuar Edi Rama

Gazetari zbulon dy kandidatët e rinj që garojnë për Alibeajn

Zgjedhjet e 14 majit/ Koalicioni i Berishës dhe Metës prezanton një tjetër kandidatë, reagon deputeti me tone të forta ndaj qeverisë: Ai ha, pi dhe zhgërryhet si derrat bashkë me kryetarin e Bashkisë sot
