Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, e ftuar në një intervistë televizive, ka folur për bojkotin e opozitës të komisionit antikorrupsion të votuar dhe miratuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca socialiste.
Çupi theksoi se ‘një opozitë me 60 deputetë dhe do duhet të ketë vendin e vetë por natyrisht që opozita nuk mund të shkojë e nënshtruar dhe e nuk mund të shkojë e përdorur, opozita të shkojë me autoritetin e saj’.
Sipas deputetes demokrate, mazhoranca socialiste dhe kryeministri Edi Rama nuk krijojnë besim për t’u ulur dhe për të negociuar me opozitën, pasi marrëveshjet e bëra më herët, qoftë Reforma në Drejtësi apo Reforma Zgjedhore e 5 Qershorit 2020, janë rrëzuar po nga PS-ja dhe Rama.
Çupi: Të pretendosh që të shkojë opozita në pakicë në një komision që drejtohet po nga PS, është pak edhe ironike. Unë kam qënë për të marrë pjesë por kam qënë parimisht për të marrë pjesë.
Është një opozitë me 60 deputetë dhe do duhet të ketë vendin e vetë por natyrisht që opozita nuk mund të shkojë e nënshtruar dhe e nuk mund të shkojë e përdorur, opozita të shkojë me autoritetin e saj.
Kujtojmë çështjen e Reformës në Drejtësi, mori pjesë opozita u votuan ndryshimet kushtetuese dhe sa i takon ndryshimeve ligjore, PS i votoi 6 ligjet e Reformës në Drejtësi vetëm me votën e PS, nuk e konsideroi opozitën dhe PD në atë kohë.
Kemi marrëveshjen e 2020 për Reformën Zgjedhore, u dakordësua, ndërkombëtarët e përshëndetën, u miratua marrëveshja e 5 Qershorit 2020 dhe më pas kjo marrëveshje u rrëzua po nga PS dhe Edi Rama.
Pra nuk krijon besim kjo mazhorancë dhe ky kryeministër për t’u ulur dhe për të negociuar me opozitën. Opozita gjithmonë e ka pasur të rëndësishme në 10 vite luftën kundër korrupsionit.