Tre anëtarët e Bordit të Monitorimit të Medias, Adrian Thano, Dardan Malaj dhe Andi Kananaj e konsiderojnë si surprizues lajmin për vendimin e KQZ-së lidhur me “Pasqyrimin e fushatës zgjedhore në Radio-Televizionet private, bazuar në materialet e vëna në dispozicion nga subjektet garuese në 23 qershor”. Në një deklaratë të tyre, ata thonë se duhet të ishin pyetur, duke qenë se ishte një vendim që lidhet me punën e tyre. “E ndjejmë të nevojshme, që në kushtet e mos pasjes së mundësisë për të dhënë vlerësimet paraprake mbi draftin e kthyer tanimë në vendim, konstatojmë sa më poshtë: Nga pikëpamja parimore dhe ligjore (neni 23 i Kushtetutës, E drejta për Informim), qytetarët kanë të drejtën që të informohen në mënyrë profesionale nga mediat dhe punonjësit e mediave për zhvillimet reale të fushatës zgjedhore. Po nga ana parimore, vet e drejta e gazetarit për të jetuar me punën e ndershme dhe të vlerësueshme nga ana profesionale cenohet. Gazetarët kthehen de fakto në telespektator të një shou të përgatitur, montuar dhe kuruar nga vet partitë politike”, thuhet në deklaratë. Sipas Bordit të Monitorimit të Medias për fushatën zgjedhore, subjektet politike e kanë të përcaktuar në Kodin Zgjedhor kohën mediatike, të ndarë nga spotet publicitare. “E parë nga ana praktike, partitë politike e kanë minutazhin e tyre të përcaktuar në bazë të Kodit për t’u paraqitur më mirë se sa janë realisht, pra përmes spoteve publicitare elektorale. Prandaj legjislatori përmes Kodit, e ka ndarë hapësirën e spoteve dhe reklamave elektorale, me atë të informimit të drejtë e profesional përmes edicioneve informative dhe debateve politike. Një ndarje e cila në gjykimin tonë është bërë pikërisht për të mbrojtur interesat e qytetarëve për t’u informuar drejt, profesionalisht e në mënyrë të paanshme”, thuhet më tej.
Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo...
Lexo më shumë