Bordi i Transparencës ka vendosur dje çmimet e reja të hidrokarbureve, ku nafta dhe benzina kanë pësuar ulje. Nafta ka pësuar një ulje me 5 lekë dhe do të shitet 221 lekë për litër, nga 226 lekë për litër që ishte. Ndërkohë, benzina ka pësuar një ulje prej 4 lekësh dhe do të tregtohet me 207 lekë për litër nga 211 lekë për litër që ishte. Çmimi i gazit do të mbetet i pandryshuar, pra do të shitet me 81 lekë për litër. “Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 207 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër”, njoftoi Bordi. Çmimet hynë në fuqi nga dje në orën 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim. Por teksa në Shqipëri uljet janë me pikatore, çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm në tregun botëror. Kjo rënie çmimesh është reflektuar dhe në rajon, ku ulje më spektakolare është ajo e Malit të Zi ku çmimi i naftës arriti në 1.5 euro (175.5 lekë) për konsumatorin, ndërkohë që në Shqipëri vazhdon të jetë në nivelin e 226 lekëve. Çmimet e naftës ranë ndjeshëm të hënën pasi të dhënat e dobëta të prodhimit në disa vende ndikuan mbi perspektivën e kërkesës, ndërsa investitorët përgatiteshin për takimin e kësaj jave të OPEC-ut dhe aleatëve të tij prodhues për furnizimin. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent ranë me 4,10 dollarë, ose 3,9%, në 99,87 dollarë për fuçi deri në orën 13:19 pasdite EDT (1719 GMT), pasi ranë në një sesion të ulët prej 99,09 dollarë për fuçi. Nafta e papërpunuar amerikane Ëest Texas Intermediate ra 4,93 dollarë ose 5%, në 93,69 dollarë për fuçi, pasi arriti në nivelin më të ulët prej 92,42 dollarë. Një thyerje e çmimeve të Brent nën nivelin e mbështetjes prej 102,68 dollarë mund të shkaktojë një rënie në një interval prej 99,52 dollarë deri në 101,26 dollarë, tha analisti teknik i Reuters, Ëang Tao.
Kishin përplasje brenda shtëpisë së BBV3, dy ish-banoret tani shijojnë pushimet bashkë
Roza Lati dhe Françeska Murati duket se po kalojnë pushimet me njëra-tjetrën, me dy ish-banoret e BBVIP 3 që duket...
Lexo më shumë