Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Joseph Borrell mbajti fjalën e tij në konferencën e përbashkët me Edi Ramën dhe Oliver Varhelyin.
Ai tregoi se pas komunikimit me kryeministrin u ra dakord se qeveria shqiptare do të tërhiqet nga pasaportat e arta. Borrell shtoi se është hera e parë në histori që mbahet Këshilli i Stabilizim Asociimit në Tiranë.
“Zakonisht këto mbledhje të rëndësishme vjetore mbahen në Bruksel ose në Luksemburg, por sot jemi në Tiranë për t’i treguar popullit shqiptar që jemi gjithnjë e më tepër pranë jush,” – u shpreh Borrell.
“Shqipëria duhet të vijojë me reformat e saj të gjithanshme. Dhe skema e pasaportave të arta nuk duhet të miratohet”, theksoi Borell.
Sipas tij, ky është një mesazh ndaj rrugëtimit të vendit tonë drejt BE-së.