BREAKING NEWS

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr për herë të parë detajin e bujshëm dhe tregon si do të hapet “Kutia e Pandorës” nga SPAK e shërbimet e huaja për krime, vrasje, afera dhe pazare të pista në Shqipëri

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr
x
BREAKING NEWS

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet në PS? Edi Rama i hap rrugën SPAK për emrat e zhytur në afera, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët paralajmërohen se s’do kenë mbështetje politike

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si doli kundër lirimit të tyre në vitet ’90 dhe si mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si
x
BREAKING NEWS

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës, si korrupsioni me Fazlliçin dhe lidhjet me bosin hasian të krimit në Londër alarmuan anglezët, zbardhet dokumenti

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për pensionistët, nga mënyra e vetme për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra gjatë kohës së kooperativave bujqësore, te skema e re për rritjen e më shumë të ardhurave për reziden...

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro në prona, në skemë janë futur dhe familjarët, ja si tentuan të shpëtojnë disa pasuri, Agjencia e Inteligjencës Financiare nxjerr detajet e forta

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x

Politike

Bota në luftë, Shqipëria “hap” thesin për blerje armatimesh, 48.3 mld lekë në 2024 për Mbrojtjen dhe 4.7 miliardë për armatime e pajisje luftimi, investime për dronë

Bota në luftë, Shqipëria “hap” thesin për blerje

Shqipëria planifikon të rrisë financimet në fushën e mbrojtjes në buxhetin e vitit 2024. Nga 40.2 miliardë lekë që përmbante buxheti për vitin 2023, për vitin e ardhshëm shpenzimet për mbrojtjen janë rritur me 8.1 miliardë lekë, duke shkuar në nivelin e 48.3 miliardë lekë, ose 460 milionë euro. Nga gjithë totali i buxhetit të vitit 2024, ministria e Mbrojtjes pritet të marrë për herë të parë 2% të tij, duke plotësuar në këtë mënyrë kriterin e NATO-s ku vendi ynë bën pjesë prej prillit 2009. Nga të gjithë sektorët brenda kësaj ministrie, rritje domethënëse e shpenzimeve është planifikuar tek forcat e luftimit, të cilat do të marrin 24.9 miliardë lekë, nga 18.2 miliardë të investuara në vitin 2023. Rritje ka edhe tek mbështetja e luftimit me 8 miliardë lekë, nga 7.6 miliardë të akorduara në 2023-shin. Fatkeqësitë natyre dhe mbështetja për emergjencat civile është parë e udhës të ketë po ashtu rritje për vitin që vjen. Tek forca e luftimit, është planifikuar që të investohet në armatim të lehtë, municione, makineri dhe pajisje në vlerë 4.7 miliardë lekë, me parashikim rritje edhe për vitet 2025 dhe 2026, përkatësisht në vlerat 5.7 dhe 5.2 miliardë lekë. Edhe për këtë vit ministria e Mbrojtjes planifikon të investojë për dronë pa pilotë UAV, teksa do të shpenzohen 2.2 miliardë lekë, siç është parashikuar edhe në investime për hangarin e tyre për qëndrim dhe testim, deri në 180 milionë lekë. Viti që po lëmë pas e bënë Shqipërinë vendin anëtar të NATO-s që ka shpenzuar më pak për sektorin e mbrojtjes, referuar të dhënave të vetë aleancës, 9100 lekë për frymë, teksa fqinjët e Malit të Zi e kanë 14700 lekë dhe Maqedonia e Veriut me 11100 lekë për frymë, duke mos pasur asnjë krahasim me vendet më të mëdha që janë pjesë e NATO-s, si Gjermania dhe Franca, përkatësisht, 66000 lekë dhe 72000 lekë. Pas fillimit të luftës në Ukrainë, aleanca e atlantikut të veriut ka njoftuar rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen nga të gjitha vendet anëtare.

Më të lexuarat