BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x
BREAKING NEWS

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë “flakën” Bashkisë së Tiranës, bandës i prin Argita Malltezi, djali i Fahri Balliut, Tedi Blushi dhe “socialisti” Belind Këlliçi, ja çfarë ndodhi në protestën kundër Erion Veliajt

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë
x
BREAKING NEWS

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha gjykatat i mbyllën dyert dhe e lanë në izolim, gati hapja e dosjeve të tjera nga SPAK për vrasje, grabitje të pronave dhe vjedhje

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta Xhaçkën, PS rrëzon kërkesën e opozitës, deputetja socialiste mbron bashkëshortin si investitor strategjik, debate dhe akuza mes palëve

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta
x
BREAKING NEWS

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e “non-gratës”, Bardhi kërkon futjen e Sali Berishës në grupin e PD, SHBA e nxorën nga dera, kryeministri e fut nga dritarja

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e
x

Politike

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i posaçëm në Tiranë për pastrimin e parave, nënshkruhet pakti mes SPAK dhe NCA, nisin procedurat për të dorëzuar dosjet për llogaritë në Londër

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i

Pushtetarët shqiptarë që kanë fshehur paratë e korrupsionit në Londër duhet të fillojnë të dridhen.  Shumë shpejt pritet që autoritetet shqiptare dhe ato britanike të nisin reprezaljen në radhët e politikanëve dhe bosëve të krimit që pastrojnë para. Britania e Madhe ka vendosur që të pastrojë bankat e shtetit të saj nga paratë e pista. Londra është kthyer në qendrën e fshehjes së parave të korrupsionit, por kushdo që ka dërguar aty paratë ka marrë fund. Për ta çuar këtë punë deri në fund, autoritetet shqiptare dhe britanike në vijim do ketë një bashkëpunim konkret, ku do ketë ndihmë dhe pajisje për të goditur krimin e organizuar dhe për të luftuar pastrimin e parave. Pritet që britanikët të sjellin në vendin tonë dosjet me informacione për politikanët. Shumë prej llogarive janë interceptuar, por plani është që me presionin e Perëndimit për arrestimin e “peshqve të mëdhenj” si kusht kryesor për futjen në Bashkimin Evropian, SPAK me informacionin në tryezë do të nisë goditjet në nivele të larta.  Zyrtarët e lartë në Shqipëri janë përpjekur të tregohen të zgjuar duke pastruar para nëpërmjet personave të tjerë të rrethit të tyre familjar, por britanikëve nuk do të mund t’ua hedhin dot, pasi ata janë kapur “mat”. Dje ka mbërritur në Tiranë një delegacion britanik, me dy qëllime: Dhënien e asistencës për goditjen krimit të organizuar dhe sekuestrimin e parave të pista. Sinjalet se ditët e tmerrit për pushtetarët shqiptarë të korruptuar sapo kanë filluar i dha edhe marrëveshja e rëndësishme që u nënshkrua në bashkëpnim me SPAK. Dihet që shumë grupe kriminale shqiptare operojnë në Londër dhe atje pastrojnë para, por ka dhe individë nga Shqipëria që kanë depozituar atje shuma të mëdha.

Detajet nga vizita dhe marrëveshja

Ishte Drejtori i Agjencisë Kombëtarë Kundër Krimit të Britanisë së Madhe, Graeme Biggar, i cili nënshkroi në Tiranë memorandum mirëkuptimi me kreun e SPAK, Altin Dumani, e para me një strukturë hetimore në Shqipëri. Dumani dhe Biggar shprehën besimin se bashkëpunimi do të sjellë rezultate konkrete në goditjen e disa prej veprimtarive më të rëndësishme të grupeve kriminale shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shqipëri, kryesisht në trafikun e narkotikëve, trafikimin e qenieve njerëzore, trafikimin e armëve të zjarrit dhe pastrimin e parave. Ky memorandum forcon partneritetin në luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, hetimit të pasurive dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë publikë. Do të ndihmojë gjithashtu në përshpejtimin e shkëmbimit të informacionit dhe përvojave më të mira në fushën e drejtësisë penale, por dhe për të lehtësuar marrëdhëniet me agjencitë e tjera ligj zbatuese në rritjen e luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Kreu i NCA takoi edhe ministrin e Brendshëm Taulant Balla, ku sipas zyrës së shtypit, u bisedua jo vetëm për operacionet e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, por edhe mbështetjen dhe ekspertizën britanike për Policinë e Shtetit dhe vetëpastrimin e saj. Ishte Balla që zbuloi se gjatë takimit kanë biseduar për operacionet e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, si edhe mbështetjen teknike dhe ekspertizën për Policinë e Shtetit dhe vetëpastrimin e saj. “Me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit National Crime Agency Graeme Biggar për operacionet e përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, mbështetjen teknike/ekspertizën për Policinë e Shtetit dhe vetëpastrimin e saj.”, shkruan Balla në reagimin e tij në Facebook.

Më të lexuarat