Rigels Seliman
Juristja e njohur, Brizida Gjikondi foli dje për arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke u ndalur edhe tek puna e SPAK. Gjatë një interviste televizive për “Abc News” zonja, Gjikondi u ndal edhe tek deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe të ish-kryeministrit Sali Berisha kundër SPAK. Gjikondi u shpreh se çdo ditë këto figura politike japin mesazhe skandaloze dhe intimidojnë Prokurorinë e Posaçme (SPAK). “Nuk ka nevojë për populizëm. Dhe e dimë që nga drejtësia e vjetër ka synuar që të mos preken. Por është e vërtetë që ka një lloj frikë ndaj figurave si Meta dhe Berisha që nga mëngjesi në darkë fyejnë SPAK. Çdo ditë shohim se si dy ish-koka të larta të shtetit shqiptar intimidojnë dhe japin mesazhe skandaloze ndaj SPAK. Të gjithë kur janë mëkatar duhet të përgjigjen. Ata janë shushunja dhe kanë qenë të korruptuarit. Dhe duhet të ketë një procedimin jo vetëm për veprat e mëdha korruptive, por edhe për performancën që kanë bërë ndaj SPAK. Disa dosje që janë hapur ndaj figurave të PS, janë të nisura nga disa letra anonime. Është për të ardhur keq që nga PD gjatë gjithë kohës kemi kallëzime edhe qesharake. Kjo gjë nuk ka ndodhur me të majtën shqiptare dhe kjo është një minus për të”, theksoi ajo, duke shtuar: “Sot është qesharake të shohësh Metën të bëjë moral dhe Berishën nga ballkoni fyen dhe poshtëron punën e SPAK”.
Arrestimi i Gjikondit
Më tej juristja Brizida Gjikondi u shpreh e keqardhur që nuk pati një reflektim dhe një reagim nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj përgjatë gjithë kësaj kohë. Ajo shtoi se tashmë duhet kuptuar se drejtësia e vjetër ka marrë fundit dhe se tashmë ligji është i barabartë për të gjithë. “Për të ardhur keq që nuk arriti të reflektonte dhe të kuptonte që kjo drejtësi nuk është më ajo drejtësia e mëparshme. Të vjedhësh fondet e BE thuajse ke arritur të prekësh fundit. Mendohet se Beqaj ka synuar të ikë jashtë dhe kjo ka qenë edhe arsyeja përse proceduarat janë përshpejtuar për ta ndaluar. Kjo që ka ndodhur me zotin Beqaj duhet ta bëjë të reflektojë të majtën shqiptare. Këto që po ndodhin me të majtën duhet ta çojnë atë drejt reflektimit”, nënvizoi ajo. Gjithashtu gjatë kësaj interviste Gjikondi shtoi se për sa kohë kushdo që është i vetëdijshëm që po bën shkelje, synon të fshehë edhe të ardhurat. Më tej nënvizoi se vetingu ndaj politikanëve do të shmangte edhe fshehjen e pasurive.
Çfarë ka ndodhur?
Ndërkohë kujtojmë se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u arrestua dje, pasi akuzohet gjatë kohës që ka qenë drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) ka abuzuar me fondet e BE-së. Beqaj akuzohet dhe për korrupsionit, mos deklarim të ardhurave duke fshehur pronësinë e restorant “Gzones” afër Kalasë së Tiranës dhe të një automjeti Në njoftimin e SPAK thuhet se përgjatë viteve 2022-2023 kur Beqaj ka pasur cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC-ut duke në bashkëpunim me Ermal Kurtulaj,- edhe ky arrestuar – i cili ishte emëruar si koordinator për projektin EUSAIR, në SASPAC, kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me kontratat e ndihmës së jashtme të BE-së. I arrestuar është edhe Alfred Nikolla. Ndërkohë 4 të tjerë po hetohen në masa sigurie ‘arrest shtëpie’ e ‘detyrim me paraqitje’ konkretisht: biznesmeni Gazmend Haxhia, Elton Marini, menaxher i futbollistëve, Bledar Leka dhe Bjona Zijaj. SPAK thotë se Beqaj ka vepruar si urdhërues në këto procedura prokurimi fiktive. Gjatë hetimit disa mujor SPAK evidenton se janë kryer tetë shërbime të prokuruara në kuadër të eventeve: “Mbi organizimin e Konferencës FESTA (E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri”, si dhe “Konferenca e Energjitikës”, organizuar në vitin 2023 të cilat nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më para se të realizohet procedura e prokurimit, e cila është kryer në mënyrë fiktive më pas, për efekt dokumentacioni dhe pagese