Brukseli kërkon arrestime pushtetarësh të lartëpas nisjes së procesit të negociatave të Shqipërisë me bashkimin Evropian. Viti 2023 pritet të sjellë zhvillime të forta sa i takon luftës kundër korrupsionit, duke bërë që të ngushtohet laku për politikanët dhe zyrtarët e korruptuar. Gazeta “SOT” ka siguruar rezolutën që pritet të “shkundë” të paprekshmit në Shqipëri do të diskutohet dhe miratohetsot e nesër në Bruksel nga Komiteti Ndërparlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asocimin. BE ndezi dritën jeshile për integrimin dhe tani do të nisë menjëherë procesi screening, pra përshtatjen e legjislacionit shqiptar me atë të BE. Grupi i parë konsiderohet më i rëndësishmi, ai përfshin kapitujt 23 dhe 24 për drejtësinë dhe gjyqësorin, të cilët gjatë procesit të negociatave janë të parët që hapen dhe të fundit që mbyllen. Në shënjestër të BE do të jenë tenderët dhe koncesionet si edhe korrupsioni në nivele të larta. Gjithashtu bëhet me dije se Komiteti drejtohet sot nga eurodeputeti Manolis Kefalogiannis dhe deputeti socialist Taulant Balla, Bashkëkryetarë të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit të EUAlbania dhe shkëmbim mendimesh.Ndërkohë që të pranishëm do të jenë edhe Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerimin, Josep Borrell, Zëvendëspresident i Komisionit Evropian dje Përfaqësues i Bashkimit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Isabel Santos, raportuese e përhershme e Parlamentit Evropian për Shqipërinë etj. Temat e Komitetit do të jenë ekonomia, energjia dhe mjedisi, sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Shoqëria civile dhe media etj.
Brukseli kërkon arrestime politikanësh
Në rezolutë, Brukseli i kërkon autoriteteve shqiptare të vazhdojnë eliminimin e korrupsionit dhe aktiviteteve kriminale, veçanërisht në nivel të lartë, nga të gjitha fushat e jetës publike, duke përfshirë nga procedurat e prokurimit publik dhe financimin e partive politike; mirëpret punën e Strukturës së Specializuar për Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), përfshirë gjykatat e saj, në trajtimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar; thekson domosdoshmërinë për të luftuar prodhimin dhe trafikimin e drogës; vëren me shqetësim se Shqipëria ka rënë me 27 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International që nga viti 2016;
Detaje nga procesi “screening”
Në rezolutën që do të miratohet në këtë takim, thuhet se Brukseli mirëpret fillimin e shqyrtimit si hapi i parë në procesin e negociatave të anëtarësimit; thekson se ‘screening’ nuk është vetëm një ushtrim teknik, pasi trajton çështje dhe shqetësime që janë të përafërta me jetën e përditshme të qytetarëve; thekson, në këtë drejtim, rëndësinë e forcimit të transparencës, llogaridhënies dhe gjithëpërfshirjes së procesit; nënvizon rolin e Parlamentit në sigurimin e një kontakti të gjerë me qytetarët në këtë drejtim; inkurajon BE-në të vazhdojë të përshpejtojë ritmin e procesit të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, bazuar në kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe parimin e bazuar në merita; thekson rëndësinë e respektimit të këtij parimi për të siguruar trajtim të barabartë në procesin e anëtarësimit;Pra, kjo do të thotë se nëse nuk arrestohen pushtetarët e korruptuar, proceduarat e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE mbeten në mes. Po ashtu aty thuhet e do vendosen afate fikse se deri kur duhet të realizohen arrestimet “VIP”. Pra në kapitujt 23 dhe 24 BE kërkon që të nisin arrestimet në nivele të larta, çka do të thotë se po ngushtohet laku për “mamuthët” e korrupsionit, ku dihet që lista për emrat “VIP” që lakohen se janë përshirë në afera korruptive dhe kriminale janë shumë, të cilët tashmë falë procesit të negociatave, do t’iu duhet të japin llogari para drejtësisë (SPAK dhe BKH) për zullumet që kanë bërë.