Analisti Artur Zheji ka deklaruar se ndryshimi mes grupit të Sali Berishës dhe pjesës tjetër të partisë, është se tek i pari ka një “kapiten”, ndërsa tek grupi i dytë mungon lideri.
“Nuk shoh një grup parlamentar, unë shoh Gështenjën me platformë, Alibeajn po ashtu, ca të tjerëve u ka ikur gjuha, ca të tjerë dalin në emisione humoristike, ca se kanë mendjen në mësim… Grupi o do prodhojë një lider që do ta mbështesë fort, ose të mos ketë dyzime. Kur Alibeaj ha sulmin asnjë nuk del ta mbrojë, ti nuk mund të urosh ishalla ha ky se ha dhe unë. Ndërsa te Berisha janë në resht, sulmues është Berisha që bën gola, Noka që bën krahët dhe të tjerët presin kapitenin, ndërsa ju nuk keni kapiten skuadre”, tha Zheji.