Dymbëdhjetë vite pas procesit të fundit, Shqipëria po i nënshtrohet këto javë një Censusi të ri, pra, një fotografimi të përditësuar statistikor, që do të ofrojë një përshkrim të detajuar të të gjitha aspekteve ekonomike, sociale dhe të jetës në Shqipëri. Por shumë qytetarë po ankohen për pyetjet jo normale që iu janë drejtuar pasi ato nuk janë fare në listë. Disa kanë hedhur ide sikur ato janë formuluar vetë nga oligarku më i madh në Shqipëri, Samir Mane për shkak të përmbajtjes së tyre, pasi Censusi iu duk si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh. Ja çfarë shkruhet në rrjetet sociale. “Ky Censusi që po bëhet po duket sikur e ka formuluar Samir Mane! Si përshembull: Ke lavatriçe? Ke televizor? Ke sobe? Ke mikrovalë? Ke kondicioner? Ke lavapjatë? Ke dush? Se për çfarë i duhen shtetit elektroshtepiaket e mia, një zot e merr vesh… Mos ju përgjigjni asnjërës nga këto pyetje, vetëm ne rast se ju paguajnë për këto lloj informacionesh. Ndërkohë, në formularin zyrtar që gjeta në internet nuk ekzistojnë këto lloj pyetjesh!”, thuhet në ankesat e qytetarëve. Disa të tjerë ironizojnë duke thënë se në fund ke një koment të tipit: Po nuk pate ka oferta te NEPTUN. Një tjetër komentues e thellon edhe më shumë skandalin duke thënë se ka marrë 50 € për t’ju përgjigjur për elektroshtëpiaket. Kujtojmë se ky është Censusi i dymbëdhjetë në 100 vite, që zhvillohet në Shqipëri, duke nisur nga i pari, që u krye në vitin 1923. Regjistrimet e mëparshme mbi popullsinë janë kryer në periudha 5 vjeçare e më pas 10 vjeçare. Në to janë kërkuar të dhëna me deklarim të lirë mbi gjendjen ekonomike e shoqërore të individëve dhe familjeve, mbi banesat dhe prona të tjera, që lidhen me kushtet e jetesës. Pas rënies së regjimit komunist, Censusi i INSTAT-it në vitin 2001 dhe 2011, krahas statistikave bazë, mblodhi të dhëna mbi emigrimin e brendshëm e të jashtëm të banorëve, si dhe mbi përkatësinë fetare e etnike të tyre. Censusi që shtyrë për shkak të pandemisë Covid-19.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë