Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike Jonila Godola tha për Euronews Albania se edhe ajo vetë e ka pyetur kryesinë e partisë se përse nuk dolën me 61 kandidatë.
Sipas saj nuk është e vërtetë që partia nuk i ka aq kandidatë, por ky vendim është marrë pasi janë bërë shumë diskutime me kryesinë.
“Kjo ka qenë një pyetje që edhe unë ja kam bërë lidershipit të partisë pasi njësoj si kolegët mi u vendosa para faktit të kryer se çfarë kishte ndodhur. Se si ka mundësi që partia nuk i ka këta kandidatë. Gjatë javës u diskutua nëse partia do dilte me 61 kandidatë në zgjedhje dhe pastaj aty pati opsione të ndryshme që u prezantuan si nga lidershipi edhe nga anëtarët e kryesisë. Debati ka qenë i gjatë, i vështirë, deri sa u morr vendimi të dilnim me kandidatë, por ata mungonin”,-tha Jonila Godole.