
Nëse Kryesia vendos të dilni vetëm me emra për këshilltarë, do bëni fushatë me Berishën? Gazment Bardhi habit me përgjigjen

“Berisha ka qenë i prerë, pati një refuzim për bashkimin”/ Bardhi zbardh prapaskenat nga mbledhjet e PD për 14 majin: Për Tiranën nuk është vetëm Godole dhe Bejko, ka disa emra...

Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur kandidatët përfundimtarë, shtyhet me dy orë, zbardhet arsyeja

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17 kandidatë në zgjedhje? Ja të gjithë EMRAT e bërë publikë deri më tani

KQZ merr vendimin e fundit dhe hedh shortin për përcaktimin e subjekteve zgjedhore

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më “gdhë” me 13 vite studime për shkollën e lartë, Ogerta Manastirliu dhe Ulsi Manja “magjistarë” të doktoraturave plagjiaturë, Lindita Nikolla mesatare mbi 5, Taulant Balla ka nisur gjimnazin 18 vjeç...

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush janë 3 kandidat e propozuar për kryetar në Bashkinë e Tiranës

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës shqiptare: Duam kandidatë të pastër në zgjedhje, boll me shitblerje votash, të korruptuarit janë kërcënim për sigurinë e SHBA

Deputeti demokrat thirrje SPAK-ut: Këlliçi: Të hetohet shoferi i zyrtarit të Bashkisë Tiranë që u kap me kokainë

Shkruar nga SOT.COM.AL 24 Shtator 2022

Deputeti, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me arrestimin për kokainë të shoferit të një drejtuesi të një institucioni në varësi të bashkisë Tiranë.
Sipas tij, SPAK duhet të hetojë kreun e bashkisë Tiranë.
“Narkotrafik bashkiak! Makina e Bashkisë Tiranë transporton kokainë dhe armë! Stema e Bashkisë Tiranë në makinë është garancia e narkotrafikut. Staf i përzgjedhur nga kryebashkiaku Veliaj. Të gjithë në sitën e tij. A ka SPAK të hetojë Erion Veliajn dhe drejtorin Mariglen Qato, apo bashkisë i lejohet transporti i mallit?”
Gjykata e Tiranës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Klaudio Malaj dhe ka caktuar masën e arrestit me burg për veprat penale prodhim dhe shitje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje. Burimet jo zyrtare bëjnë më dije se Malaj është shofer i një insitucioni të rëndësishëm pranë bashkisë së Tiranës, ku i arrestuari ka qenë i emëruar edhe tek ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime.
Ndalimi i tij ndodhi më datën 18 shtator rreth mesantës gjatë një kontrolli të ushtruar nga efektivët e Repartit “Shqiponja” në rrugën “Kokonozi” në Tiranë.
Sipas burimeve të sigurta në makinën e Malajt janë gjetur 35 doza kokianë që ishin gati për shitje.
Këto doza janë gjetur në një kuti syzesh dhe një kuti cigaresh. Përveç dozave të kokainës Malajt i janë gjetur 3 armë zjarri pistolete dhe municion luftarak ne banesë.
Po ashtu Prokuroria ka ushtruar kontroll në banesën e Klaudio Malajt ku gjatë kontrollit, në salon në një dollap u gjet një çantë e zezë sportive brenda së cilës u gjet kokainë, një peshore elektronike.
Në dhomën e gjumit të Malajt, në komodinën ngjitur me krevatin, u gjetën në një kuti metalike ku brenda saj ndodhej një armë zjarri pistoletë pa karikator të vendosur dhe pa fishek në fole, nje armë zjarri pistoletë model “Zastava” me mulli, pa fishek në fole, një armë zjarri me pistoletë e vogël me ngjyrë gri.
Policia i ka gjetur kokainën dhe armët pa leje dhe gjatë ndalimit të tij ai është mundur t’i shmaget kontrollit duke treguar këtë steme të bashkisë së Tiranës, ku ka treguar se punon pranë këtij institucioni.
Më të lexuarat


Ish-deputetja e PS Elona Gjebrea: Anglezët e zakonshëm i duan shqiptarët, unë vetë kam jetuar atje

Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur kandidatët përfundimtarë, shtyhet me dy orë, zbardhet arsyeja

“Doktor, lëri djemtë të kthehen në shtëpi!”/ Thirrja e fortë e deputetes për Berishën: Demokratët nuk duan të ndahen

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17 kandidatë në zgjedhje? Ja të gjithë EMRAT e bërë publikë deri më tani

KQZ e 'zbythi' nga zgjedhjet e 14 majit/ Berishës nuk i 'del' inati, merr vendimin

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më “gdhë” me 13 vite studime për shkollën e lartë, Ogerta Manastirliu dhe Ulsi Manja “magjistarë” të doktoraturave plagjiaturë, Lindita Nikolla mesatare mbi 5, Taulant Balla ka nisur gjimnazin 18 vjeç...

Socialistët vlonjatë i besojnë emrit të njohur, PS zgjedh një diplomat në garën për bashkinë, ky qytet është drejtuar më herët nga babai i tij

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush janë 3 kandidat e propozuar për kryetar në Bashkinë e Tiranës

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës shqiptare: Duam kandidatë të pastër në zgjedhje, boll me shitblerje votash, të korruptuarit janë kërcënim për sigurinë e SHBA

48 orët vendimtare për zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente, zbardhet çfarë po ndodh minutat e fundit
