Deputeti socialist, Bujar Çela ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka hedhur akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, deputeti Çela zbardh prapaskenat “bombastike”, ndërkohë që tregon si u infiltrua Ilir Meta nga Sali Berisha brenda Partisë Socialiste. Po ashtu, ligjvënësi i PS zbulon edhe detaje nga bashkëpunimi i zotit Meta me ish-Sigurimin e Shtetit. Ndër të tjera, zoti Çela flet edhe për një këshilltar brenda strukturës së SPAK që po i bën ‘gropën’ ish-presidentit Ilir Meta.
-Zoti Çela, kreu i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar protestë kombëtare me 11 Korrik, ku ka thënë se do rrëzoje qeverinë dhe bën thirrje me moton “Te bashkuar ne beteje”, a mendoni se ish-kryeministri ka shanse të vij në pushtet pas kalimit të vulës dhe mos heqjes se mandatit si deputet?
Sali Berisha po vuan shumë keq në atë ballkon dhe ajo vula nuk do të ketë asnjë funksion për të bashkuar opozitën rreth Sali Berishës. Është e gjithë opozita dhe populli opozitar i cili mund të jetë edhe ai popull mazhorancë që voton PS, sado të ketë vërejtje e defekte me qeverinë, e të gjitha, nuk besoj se do të ketë më një herë të tretë që t’i gënjejë Sali Berisha. Ai i gënjeu njerëzit shumë bukur në vitin 1992, i ri gënjeu në 2005-ën, po nuk besoj se ka më shanse që Berisha t’i gënjejë sërish shqiptarët. Të gjitha veprimet e tjera janë luftë për ekzistencën e Sali Berishës, sojit të tij dhe çfarë ka patur dhe në ç ‘bëma ka ndërmend të bëj akoma në interes vetëm të familjes së tij biologjike.
–A mendoni se të tilla protesta po përdor edhe për të fituar kohë që t’i shmanget SPAK-u dhe drejtësisë së re?
SPAK-u tashmë si një strukturë fare mirë e konfirmuar, si një gjykatë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, material më të bollshëm sesa ka për Sali Berishën, nuk ka për asnjë tjetër shqipfolës për të cilën akuzohen për prodhim armësh, përfshirje në struktura kriminale. Sali Berisha është mëshiruesi i këtij objekti që ka SPAK-u si strukturë e drejtësisë së re të pavarura e cila nuk besoj se do të dëgjoj protestat çjerrëse të Sali Berishës ose qorrazi e mbështesin nga përfitimet që kanë nxjerr duke i rënë më qafe popullit shqiptar, mjedisit shqiptar, politikës shqiptare si dhe integrimit të tej zgjatur të Shqipërisë në Europë e duke na bërë të mos besueshëm.
-Nga ana tjetër edhe ish-presidenti Ilir Meta nuk mbetet pas nga Sali Berisha, ku gjatë një takim me banorët e banorëve në Roskovec iu bën thirrje qytetareve shqiptareve duke iu thënë me një deklaratë se “Merrni armët kundër maskarenjve, do vij dhe unë me kallash se di të qëlloj mirë”. Si e komentoni këtë deklarate dhe a duhet të dënohet për këtë thirrje?
Tashmë, ish-Presidenti në emër të tjetërsuar, këto deklarata i ka bërë edhe herë të tjera. Unë i jam drejtuar edhe medias nëpërmjet jush dhe opinionit e veçanërisht strukturës së SPAK, se nuk ka se çfarë heton pasi këto janë thirrje anti-shqiptare, thirrje të cilat nuk kanë nevojë të hetohen. Këto janë vepër kriminale, vepër të cilat çdo pushtues do t’i dënonte dhe jo më ne që mbrojmë lirinë, demokracinë e këtij vendi. Jo vetëm SPAK që është struktura më e lartë e sistemit të drejtësisë dhe Ilir Meta është një ndër krye materialet që duhet të ketë SPAK në punën e përditshme. Ky i fundit ka Ilir Metën dhe Sali Berishën. Nuk ka gjykim shterues ndaj Sali Berishës në rast se nuk dënohet në fillim Ilir Meta i cili është bashkëpunëtori i vjetër i cili që në socializëm spiunonte shokët dhe duke futur brenda radhëve të PS. Ka qenë ai i pari duke bërë aleancë me PD për interesa personale e jo për demokracinë e vendit. Prandaj në emër të demokracisë flasin të gjithë por të gjithë këto lloj sorollopër e plehra të ardhur nga ky sistem, shpesh kur ngecin në baltë i drejtohen popullit fukara e duke iu thënë çohu popull se unë do iu paraprijë, por këto thonë vritu e theru e gjakosu se unë do të rri të shijojë Gjirin e Lalëzit e Britaninë e Madhe. Në këtë kështu nuk besoj se do të ketë më njerëz të rrijë të dëgjojë thirrjet e këtyre. E vetmja strukturë politike që e ka aleat të vetëm, është PS pa të cilën asnjë strukturë e drejtësisë nuk mund të kishte këtë frymëmarrje që ka.
-Si i keni parë deklaratat e zotit Meta ndaj kreut të SPAK, ku zotin Altin Dumani e thërret, duke e cilësuar si dum dumi, a janë këto deklarata që po e cilësojnë zotin Meta dhe drejtësia e re po vepron tashmë për t’i sekuestruar pasurinë e padeklaruar?
Ai është duke bërë një teatër familjar ku po mundohet duke ua shitur të gjithë shqiptarëve e nga ana tjetër po mundohet të luaj edhe me SPAK-un. Nuk besoj se SPAK ka kohë të nevrikoset e të mërzitet nga këto deklarata. Me deklarata të tilla e të përditshme që bën zoti Meta, nuk shfajësohet e përkundrazi vazhdon të bëj teatër e rëndon situatën në të cilën ndodhet. Ai vazhdon të bëj teatër nga një këshilltar i cili e këshillon që të sillet në këtë mënyrë. Mbase ka dhe ndonjë këshilltar brenda strukturës së SPAK, që i thotë sillu si i papërgjegjshëm, hidhu nëpër kalanë e nis të bësh garë me Edi Ramën se kush loz më shumë. Unë them se mbase është dhe dikush tjetër që e këshillon të tallet që të fitojë kohë ndaj drejtësisë së re. SPAK dhe reforma në drejtësi i shpërben çdo kujt që nuk ka mundësi ekonomike, që nuk ka mik, i shërben atij që i beson qeverisë së tij dhe beson në zot. SPAK dhe struktura kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është shpresë për votuesit shqiptar të ndershëm që nuk i lidh gjë as me krimin edhe as me korrupsionin. Por, thjeshtë ka qenë i mashtruari i Sali Berishës dhe i Ilir Meta e ndoshta dhe ndonjë kolegu im se ka shumë që premtojnë rrugës por ndërrojnë më pas.
-Gjithashtu në SPAK ka shumë dosje dhe kallëzime të cilat janë mbërritur në strukturën e drejtësisë së re ndaj te korruptuarve, pjesë dhe aktor të politikës shqiptare, a mendoni se pritet ditët në vijim të ketë arrestime dhe si e shihni punën e SPAK, në proces avangardë apo të ngadalë për sa kohë nuk kemi arrestime deri tani?
Unë kam besim të plotë ndaj SPAK dhe të gjithë strukturave të reja në sistemin e drejtësisë. Mbase dhe unë jam si i gjithë populli dhe qytetarët ku dua dënime dhe arrestime të shpejta pasi duket se asgjë nuk po bëhet por ligjet dhe ato vepra që gjykon kjo strukturë, me të vërtetë duan kohën e saj, pasi nuk mund të ketë dënime të gabuara e duke kërkuar falje. Prandaj, këto vendime dhe kalime në Gjykatë SPAK-u i bën të menduara sepse nuk mund të bëj korrigjime e si të tillë ka një reformë shumë të thellë në drejtësi të dënimeve. Por nga ana tjetër nuk mund të gjykoj SPAK në kryerjen e një dënimi pas një procesi, pasi nuk thonë kot se drejtësia do dava dhe para, do kohën e saj e cila kjo e fundit herë vret e herë edhe shëron. Ndaj si e tillë, koha është gjykatësi më i drejtë. Ndaj unë sot i të gjithë qytetarët kam një mendim dhe them se SPAK është një strukturë aq e matur, e strukturuar, e trajnuar nga vendi i demokracisë së madhe, i cili e udhëheq, e inicion, e paguan dhe kam besim se rezultatet do të jenë shumë të gjithë pranuara.
Intervistoi: Rigels Seliman