BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x

Politike

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe debatin e fundit që është ndezur për luftën partizane. Në një intervistë për gazetën “SOT”, ai i quan ballisto- zogistët si bashkëpunëtorë të okupatorëve dhe tradhtarëve të djeshëm kundër lirisë së këtij vendi që ka jetuar tradhti dhe copëtim të paparë në historinë e as një vendi në botë. Nga ana tjetër, deputeti socialist ka paralajmëruar dhe lajme “bombastike” për Sali Berishën dhe Ilir Metën nga SPAK. Sipas tij, Meta me 3 dosje në SPAK, “CEZ-DIA”, pastrimi i parave dhe lobimet e LSI në SHBA nëse hetohet siç duhet nga drejtësia e re mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për Berishën, pasi ai është një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë dhe ka dijeni për çdo aferë kriminale. Gjithashtu për deputetin socialit, strategjia e ndjekur nga ish-kryeministri për të shpëtuar nga prangat është tejet e gabuar. Çela u shpreh se Berisha është një i sëmurë psiqik, ndërkohë që theksoi se ish-kryeministri është në grahmat e fundit dhe se nuk ka shanse që të çojë vendin drejt destabilitetit. Madje, ligjvënësi socialist shkoi më tej, kur theksoi se e ardhmja e Berishës është burgu.

-Zoti Çela, si e shikoni faktin që ballistet dhe opozita vijojnë të hedhin baltë ndaj luftës partizane? Pse 29 nëntori festohet i ndarë dhe si i shikoni sulmet e Adriatik Alimadhit e Çelo Hoxhës se partizanët kanë kryer krime?

Të gjithë ata që guxojnë dhe hedhin baltë mbi luftën partizane, hedhin baltë mbi gjakun e mijëra djem dhe vajza që dhanë jetën duke derdhur gjakun në lule te rinise për të fituar lirinë që e gëzojnë këta plehra ballisto- zogist si bashkëpunëtorë të okupatorëve dhe tradhtarëve të djeshëm kundër lirisë së këtij vendi që ka jetuar tradhti dhe copëtim të paparë në historinë e as një vendi në botë! Kjo histori ka qenë trajtuar e ndarë që gjatë luftës dhe e tillë do të mbetet sepse këta që festojnë ndryshe nga fituesit e asaj lufte të pashembullt heroike duke derdhur gjakun s’mund të përfaqësojnë pushtuesit. Si këta bashkëpunëtorët ballisto-zogistë qe humbën dje dhe që luftojnë sot për të bërë pis gjakun e kuq të atyre që e derdhën për lirinë dhe që në ëndrrat e tyre ishte Shqipëria demokratike! Si ka mundësi qe ai qe jep jetën për atdheun na qenkërka duke krijuar krim dhe këta plehra qe i ka dënuar jo socializmi, por mbarë bota demokratike dhe koalicioni fitues na paskan qenë ata qe paskan dashur Shqipërinë duke bashkëpunuar me pushtuesin si bashkëpunëtor hajdutër vrasës dhe konsumator pulash!

-Si e shikoni goditjen që i dha për herë SPAK Sali Berishës dhe familjarëve të tij? Mendoni se ky është vetëm fillimi për të?

SPAK është larg pritjeve dhe detyrës për të cilën populli shpreson duke i paguar! Duhet të vrapojnë që ata të marrin dënimet e merituara për vjedhjet dhe krimet që kanë kryer duke vrarë dhe vjedhur pasurinë e popullit! SPAK duhet t’i SEKUESTROJ Sali Berishën dhe familjarët e tij si dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij ndër vite!

-Po hetimet e SPAK ndaj Ilir Metës si e shihni pasi ai po hetohet për aferën “CEZ-DIA” dhe pastrim parash për lobimet e LSI ne SHBA? Mendoni se Meta rrezikon të përfundojë ne burg?

Nuk ka hetim te plotë të Sali Ram Berishës pa arrestuar bashkëpunëtorin më të afërt të tij tradhtarin spiunin dhe kryehajdutin Ilir Meta! ÇEZ-DIA dhe pastrimi i parave dhe lobimet e LSI në SHBA dhe krimin janë shume pak...ka dhe më shumë...hetimi duhet të thellohet dhe brenda në qeverisjet dje dhe sot! Burgu kur thotë populli është për burrat por po ju kujtoj qe dhe vdekja është KAPAK FLORIRI siç e thotë populli ! Këta derra duhet te SEKUESTROHEN që populli të jetë i qetë dhe të besoj në SPAK ose siç e quajmë ne drejtësinë e re dhe të shumëpritur...këta kanë vjedhur djersen e popullit pasurinë kombëtare, taksapaguesit shqiptarë dhe herë herë dhe taksapaguesit e BE-së!

-A do të përfundojë pas hekurave Berisha me kompleksin Partizani. Si i shikoni thirrjet e tij për protesta e kaos?

Përfundimisht Sali Berisha është shumë rëndë nga ana psiqike. Keqardhje pafund për demokratët dhe për popullin, që është torturuar duke ushqyer dhe mbajtur në kurriz një të çmendur dhe një diktator të pa shembull si Sali Berishën. Berisha është veç një qen i lodhur. Nuk ka më forca dhe mbështetje për protesta dhe çojë vendin në kaos. Këto janë alibi që ai i thur në trurin e tij, tashmë të tharë përfundimisht dhe tregon se është në dëshpërim të thellë. E ardhmja e Berishës është në SPAK dhe më pas tek 7 penxheret e burgu.

Intervistoi: Rigels Seliman

Më të lexuarat