BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x
BREAKING NEWS

Edi Rama dhe Belinda Balluku përfundojnë në SPAK për aferën e inceneratorëve dhe rrugën Korçë-Ersekë, zbardhet dosja e PD zyrtare me provat “përvëluese”

Edi Rama dhe Belinda Balluku përfundojnë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

Thellohen hetimet për Koncesionin e Sterilizimit, SPAK pyet për dy orë Ogerta Manastirliun, nga ndryshimi i kontratës koncesionare, te rritja e kostos në mënyrë abuzive për buxhetin e shtetit, ja vendimet që mund ta fundosin

Thellohen hetimet për Koncesionin e Sterilizimit, SPAK pyet për dy
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja pse Blinken erdhi në Tiranë dhe arsyet pse refuzoi të takojë opozitën, baza e Kuçovës investim amerikan dhe mesazh për Moskën

Kreshnik Spahiu: Ja pse Blinken erdhi në Tiranë dhe arsyet pse refuzoi
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Amerikanët investuan te Sali Berisha, ja e vërteta tronditëse që mësuan kur e futën në skaner pas vitit ’94, nga përplasja me senatorët e SHBA, te akuzat për luftë civile në 1997 dhe të gjitha mesazhet e fshehta të Blinken nga vizita në Tir...

Frrok Çupi: Amerikanët investuan te Sali Berisha, ja e vërteta
x

Politike

Dhëndri i Berishës shpërthen në sulme ndaj SPAK dhe qytetarëve, ndjekësit e “masakrojnë” në rrjetet sociale për aferën e ish-kompleksit “Partizani”

Dhëndri i Berishës shpërthen në sulme ndaj SPAK dhe

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, që është nën hetim për disa afera korruptive, ka shpërthyer së fundmi ndaj qytetarëve, duke i cilësuar si të kriminalizuar dhe të korruptuar. Sipas tij, për faj të tyre nuk po rrëzohet Edi Rama, pasi ata blihen me lekë.“Dosjet penale 184 dhe 339 shokuan Evropën, por jo drejtësinë. Dosjet 184 & 339 treguan se institucionet shtetërore, duke filluar nga polici i thjeshtë, tek shefi i policisë, drejtori i shkollës, anëtarët e bandave kriminale, kryetari i bashkisë, deputetë dhe përfshi kryeministrin, u përfshinë në krime zgjedhore si kërcënime mësuesish me vendin e punës, kërcënime votuesish nga bandat dhe pushtetarët, blerje votash etj. Kriminalizimi i ekzekutivit shkoi me tej kur kriminalizuan drejtësinë dhe prokurorët bënin idiotin e dobishëm duke bërë ping-pong me këto dosje sa në Dibër e Tiranë, e në fund mbyllën sytë, hundët dhe veshët dhe shpallën se nuk kishte Krim! Ose kishte diçka të vogël që meritonte qortim e dënim me kusht. Kriminalizimi i ekzekutivit çoi në kriminalizim të drejtësisë. Në këto kushte, 900.000 shqiptarë ikën. Ata që mbetën, e morën mesazhin: kur vjedh qeveria, drejtësia mbyll sytë, veshët e bën idiotin”, tha ai. Malltezi theksoi se bandat caktuan kryetarët e bashkive. “Ndaj në vend që të refuzojnë e të përballen me të ligën, zgjodhën të përshtaten: të kërkojnë ndonjë lek në këmbim të vjedhjes dhe krimit të shtruar këmbëkryq. Bandat caktuan kryetarët e bashkive, ku me dhunë haptas si në Velipojë e Shkodër, ku me blerje si Belinda në Klos e Dibër, e diku me skemën e Taulantit që dyfishonte vlerën e tenderit dhe u kërkonte kompanive private që, përveç korrupsionit ekonomik, të kryenin edhe krim zgjedhor duke blerë vota. U zhduk dallimi mes banditeve dhe drejtorëve në Tiranë. Drejtorët (psh ky i taksave të Tiranës) u kthyen në banditë me kërcënime dhe shpërdorim të zyrës së shtetit dhe shoqëria ndenji e mpirë”, nënvizoi ai. Por sulmet e Malltezit ndaj sistemit janë komentuar edhe nga ndjekësit e tij në “Facebook”, të cilët teksa i komentojnë, i kujtojnë aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Më të lexuarat