BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Dhoma Amerikane ngre alarmin: Shqipëria ka nevojë për një paketë antikorrupsion, ja pse disa teknologji që ekzistojnë në botë bien pre e hakerave

Dhoma Amerikane ngre alarmin: Shqipëria ka nevojë për një

 Presidenti i Dhomës Amerikane në Shqipëri, Enio Jaço, deklaroi dje gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, se siç u pa edhe gjatë sulmeve kibernetike, që erdhën nga Irani, siguria kibernetike është një temë kryesore e kohëve të sotme, sepse ndikon drejtpërdrejt në jetën dhe shërbimet bazë ndaj qytetarëve, ndaj kjo temë do të ketë një vëmendje të lartë në konferencën rajonale dyditore, ku marrin pjesë kompani shumë të njohura në këtë fushë. “Kanë ardhur të marrin pjesë emra si Amazon, Microsoft, Motorola, Parsons, Oracle e shumë kompani të tjera, që ndoshta nuk janë shumë të njohura për publikun, por janë shumë të njohura globalisht në këtë fushë”, deklaroi ai. Përfaqësues të këtyre kompanive botërore sjellin përvojat e tyre me teknologjitë inteligjente dhe sigurinë nga rreziqet kibernetike, ndërsa konferenca vjen ndërkohë që klima e biznesit në rajon dhe në Shqipëri vlerësohet e dobët dhe e brishtë. Zoti Jaço thotë se Shqipëria ka nevojë për një paketë nxitëse për të tërhequr investimet e huaja, por po aq problem janë korrupsioni dhe prokurimet. “Ne konsiderojmë të rëndësishme ndërtimin e një pakete të fortë, solide anti-korrupsion, e cila do t’i pengonte zyrtarët e ndryshëm të lartë por edhe të mesëm të përfshihen në akte korruptive, do ta bënte të vështirë për ata por do e bënte të kollajshme për organet ligjvënëse për identifikimin, kapjen dhe penalizimin e këtyre individëve”, u shpreh Jaço. Ndërkohë në rekomandimet e Dhomës Amerikane kërkohet edhe një reformim i thellë i prokurimeve publike, të cilat, sipas saj, kanë shumë hapësira për abuzime. Po ashtu autoritetet duhet të përshpejtojnë nxjerrjen e lejeve për investime dhe ndërtime, thuhet në rekomandimet e Dhomës Amerikane, sepse Shqipëria ka numrin më të madh të kërkesave në rajon dhe kohëzgjatjen më të madhe për miratimin e tyre. “Dhoma Amerikane nuk është e kënaqur me rezultatet e deritanishme. Rekomandimet tona tashmë janë të vjetra, kemi më shumë se dy vjet që i kemi dërguar qeverisë këto rekomandime dhe i kemi bërë publike. dua të them hapur se progresi nuk është aty ku duhet të jetë. Dhoma Amerikane do të jetë gjithmonë konstruktive”, nënvizoi Jaço. Bëjmë me dije se Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri po organizon për herë të parë në Ballkanin Perëndimor konferencën rajonale “Qytetet Inteligjente”, si një nxitje për të shtuar në qytetet e rajonit investimet në teknologjitë e sigurta inteligjente, dhe për të modernizuar shërbimet publike.

Më të lexuarat