BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Politike

Dhuna ndaj avokatit të Berishës, deputetët përplasen në Komisionin e Ligjeve: Krimi nuk ka frikë nga ligji

Dhuna ndaj avokatit të Berishës, deputetët përplasen në

Në Komisionin e Ligjeve është komentuar dhuna ndaj avokatit të ish-kryeministri Sali Berisha, i cili paraditen e kësaj të mërkure u godit nga persona të paidentifikuara me leva, në zonën e ish-Bllokut, Tiranë.

Ka qenë deputeti demokrat Asllan Dogjani, i cili dënoi aktin dhe kërkoi nga organet ligj zbatuese që të vërë para përgjegjësisë penale autorët.

“A ndodhur një ngjarje e rëndë pak minuta më parë në Bllok. Meqë jemi në komisionin e ligjeve dhe rasti ka të bëjë me një avokat, i ciki është goditur në mes të bllokut në mes të ditës, është goditur ,me leva. Ai është pedagog, Sokol Mëngjesi, avokat i Berishës,

Të goditet një avokat në mes të ditës, tregon se bandat dhe krimi nuk kanë frikë nga ligji, nuk kemi sundim të ligjit. Gjej rastin ta dënoj këtë dhunë të ushtruar ndaj Sokol Mëngjesit dhe t’i kërkojmë organeve ligj zbatuese që autoret të vihen para përgjegjësisë penale. Në rast të kundërt, kështu siç po veprohet me avokatët dhe qytetarët, ku përditë po bëhet vetëgjyqësi, ku institucionet nuk janë në zbatim të ligjit, po ju them me bindje se Shqipëria do të boshatiset dita ditës”, tha Dogjani.

Dhe kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka, ka dënuar dhunën dhe shprehu bindjen se organet e rendit dhe drejtësisë do ta zbardhin të vërtetën.

“Edhe në emër të komisionit solidarizohemi të gjithë si koleg dhe kundërshtojmë çdo akt dhune dhe çdo qytetari që ushtron funksionet e veta në profesionin e juristit. Do duhet jo vetëm ta dënojmë, por t’i bëjmë thirrje të gjitha organeve të hetojnë dhe të vënë para përgjegjëses autorët, pa arritur ne në konkluzione, sepse kushdo qofshin individët e shoqërisë tonë që pësojnë dhunë kanë të drejtën për t’u mbrojtur dhe kushdo që e ushtron dhunën për të nxirren para përgjegjësisë. Dhuna është e papranueshme dhe unë jam e bindur se organet tona, ato të rendit dhe ato të drejtësisë, janë duke punuar me ritme për të dhënë drejtësi dhe për të zbardhur të vërtetën. Uroj që zoti Mëngjesi të jetë mirë me shëndet dhe të rikuperohet dhe padyshim solidarizohemi me të’, tha Bushka.

Më të lexuarat