Pas dhunës së ushtruar ndaj gazetarit Gjergj Zefi, ka reaguar dhe Presidenti i Republikës Bajram Begaj.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Begaj shkruan se dënon dhunën e ushtruar ndaj gazetarit.
Ja postimi i plotë i Presidentit:
Dënoj dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Gjergj Zefi.
Dhuna e çdo forme është e papranueshme.
Inkurajoj organet ligjzbatuese që ta ndjekin më vëmendje dhe ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje.