BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Politike

Ditën e Kongresit të PS, SPAK arreston drejtorët e Bashkisë Tiranë për investimin “brilant” të inceneratorëve të Edi Ramës, ja kush përfundoi dje në qeli

Ditën e Kongresit të PS, SPAK arreston drejtorët e Bashkisë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) tronditi ditën e djeshme nga themelet mazhorancën socialiste. Menjëherë sapo përfundoi Kongresi i PS, ku Edi Rama sulmoi në amerikanët për reformën në drejtësi, Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit lëshoi 15 urdhër-arreste për aferën me inceneratorin e Tiranës, një nga aferat më të mëdha në 32 vitet e pluralizmit shqiptar. Kryeministri Rama i ka mbrojtur projektet, të cilat SPAK vazhdon t’i tregojë me fakte si skema korruptive, por drejtësia që ai pretendon se e ka ndërtuar vetë, vazhdon t’i marrë një nga një bashkëpunëtorët e tij. Ky ishte një mesazh shumë i fortë nga amerikanët, pasi ende pa u shuar kumbimi i zërit të Ramës në Kongres, SPAK i tregoi vendin, duke trokitur në Bashkinë e Tiranës dhe pikërisht goditi kryeministrin në investimet e tij “brilante”. Sipas informacioneve, janë fundosur disa vartës të kryebashkiakut Erion Veliaj, ku dy prej tyre janë Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu. Ata kanë qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Tusha është Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës. Po ashtu, SPAK ka bërë përgjegjës për këtë incenerator edhe Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, duke lëshuar urdhër të ri arresti për ta. Po ashtu, mësohet se është ngritur akuzë edhe ndaj Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos. Mërtiri dhe Zoto janë në arrati, ndërsa Koka dhe Bllako në arrati. Sakaq në “darët” e SPAK ka rënë edhe Pëllumb Abeshi, kryetari i Komisionit të Shpronësimit të ngritur me urdhër të Ministrisë së Mjedisit në kohën kur ky dikaster drejtohej nga Lefter Koka. Po ashtu, urdhër-arresti është lëshuar edhe për Erjon Murataj, anëtar i Komisioni Prokurimit për Inceneratorin e Tiranës. Në listë është edhe Bledar Karoli, ish-zyrtar i Ministrisë së Energjisë. Edhe Alba Thoma, e cila ka mbajtur poste të rëndësishme në Ministrinë e Drejtësisë, deri në pozicionin e titullares së Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore të Çështjeve të Drejtësisë. Valbona Ballgjini, është emër tjetër, ish anëtare e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Tiranës. Taulant Tusha, Drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës dhe njeri i afërt i Veliajt. Po ashtu drejtor tjetër i Bashkisë Tiranë është Namik Simixhiu, ish anëtar i Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Tiranës. Në listë është edhe Sidita Kopliku, anëtare në komisionin për zhvillimin e procedurës koncensionare të Tiranës. Dy emrat e tjerë janë Jetmir Llapaj dhe Sidita Tola.

Kush janë vartësit e Veliajt që ia mori SPAK?

Po kush janë dy vartësit e kryebashkiakut Veliaj? Taulant Tusha ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës. Tusha ka qenë ngjitur me Veliaj, që në ditët e para të pushtetit të Rilindjes. Në vitin 2013, Taulant Tusha mbante postin e Drejtorit të Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë për Çështje Sociale dhe Rinisë, të drejtuar nga Veliaj. Ai emërohet Drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, sapo Veliaj u zgjodh kryebashkiak, dhe vijon ta mbajë ende këtë detyrë. Veliaj e dërgoi si anëtar të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për inceneratorin. Bashkë me të Veliaj dërgoi edhe Namik Simixhiun. Ky i fundit ka qenë drejtor te fusha e mbetjeve po në Bashkinë e Tiranës. Ndërkohë janë zbuluar edhe akuzat pse 15 persona janë vënë nën hetim. Bëhet e ditur se hetimet për inceneratorin e Tiranës kanë nisur në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda” në bashkëpunim, “Shpërdorim i detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe "pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale". Ky hetim u ndoq nga prokurori Dritan Prençi, ndërsa masat e sigurisë janë konfirmuar nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila është sulmuar egërsisht nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Detaje nga dosa e inceneratorit të Tiranës

Kujtojmë se pak kohë më parë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi masën e sekuestros mbi “Integrated Energy B.V. S.P.V.”, kompania që zotëron koncesionin e inceneratorit të Tiranës, por ndërkohë koncensionari ka përfituar nga taksat e shqiptareve rreth 9,9 miliardë lekë rreth 95 milionë euro sipas të dhënave nga bilancet të dorëzuara nga Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të dhënat nga pasqyrat financiare tregojnë se të ardhurat e Integrated Energy B.V. S.P.V.” ishin shumë më të lata se, të dhënat nga thesari i Ministrisë së financave, për shkak se përveç fondeve për investimin e inceneratorit kompania ka përfituar pagesa nga bashkitë e Durrësit, Kavajës, Tiranës për administrimin e mbetjeve. Të dhënat nga bilancet tregojnë se Integrated realizoi 9,9 miliardë lekë të ardhura gjatë periudhës 2017-2022, nga të cilat 24,7 miliardë leke (23,8 milionë euro ishin fitime). Të ardhurat u rritën nga 1.2 miliardë lekë në vitin e parë të aktivitetit në vitin 2018, në 1.7 miliardë lekë në 2019-n dhe 2.3 miliardë lekë në 2020-n, për të kulmuar në 2.6 miliardë lekë në 2021, kur inceneratorit iu shtuan dhe plehrat e Durrësit, sipas të dhënave zyrtare në bilance.

Më të lexuarat