BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Politike

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen

Zgjedhja e Avokatit të Popullit është një tjetër pikë e nxehtë në agjendën e Parlamentit, kjo për faktin se është një proces që kërkon shumicë të cilësuar prej 84 votash. Kandidati apo kandidatët për Avokatin e Popullit propozohen nga opozita, por duhet të votohen nga mazhoranca, e cila muaj më parë rrëzoi me votë propozimet që ishin bërë. Lidhur me këtë proces, mësohet se Komisioni i Posaçëm PS-Rithemelimi do të diskutojë edhe për emrin e Avokatit të ri të Popullit. Mandati i Erinda balancës ka përfunduar dy vite më parë, por vetëm me marrëveshjen e marsit palët kanë gjetur gjuhën e zgjidhjes. Gazeta “SOT” ka mësuar se Komisioni është mbledhur në fshehtësi javën që shkoi. Është pikërisht grupi i dialogut që është krijuar mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimi që do të diskutojë dhe të dalë me një emër të pranuar nga të gjithë, ku burimet thonë se një emër që është lakuar si kandidat potencial është djali i një ish-ministri të Partisë Demorkatike, i cili gjithashtu mbështet fuqishëm kreun e Rithemelimit, Sali Berisha të sanksionuar nga Londra dhe Uashingtoni. Por nëse kjo do të arrinte të bëhej realitet, atëherë duket qartë se kemi të bëjmë me pazarin e radhës Rama-Berisha, ku synohet goditja e reformës në drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”.

Prapaskenat

Ndërkohë kujtojmë se Avokati i Popullit është një ndër institucionet që përfshihet në administrimin e sistemit të drejtësisë, sanksionuar në reformën në drejtësi. Sipas Kushtetuese së ndryshuar, Avokati i Popullit merr pjesë në procedurat e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të vetingut, si dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Komisionit Ad Hoc, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) dhe Këshillit të përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi. Kështu që teksa shohim kompetencat e Avokatit të Popullit dhe aksesit që kreu i këtij institucioni ka në reformën në drejtësi, e cila është edhe Thembra e Akilit e kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, kjo dyshe synon kapjen e reformës. Pra për të goditur reformën në drejtësi, Rama mund te fus një “Sali te vogël” në këtë institucion “për të nxjerrë gështenjat nga zjarri” me dorën e Sali Berishës. Nga njëra ane Berisha ndihet i përfshirë, ndërsa nga ana tjetër fusin në institucion (Avokat i Popullit) një njeri të Rithemelimit që do t’i zhbëjë edhe Edi Ramës në planin e tyre ogurzi për zhbërjen e reformës dhe shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Reagon BE

Por nevojën për ta zgjedhur sa më shpejtë emrin e theksoi edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato. “Shqipëria po vendoset në të njëjtën fushë me shtete anëtare të BE-së. Ne kemi dhe planin e ri të rritjes së Ballkanit Perëndimor. BE ka qenë një mbështetës i palëkundur dhe i fortë i Reformës në Drejtësi. Vijojmë me monitorimin e kësaj reforme. Ka disa çështje që kërkojnë vëmendjen tonë. Efikasiteti i gjyqësorit vazhdon të mbetet sfida kryesore, pasi çështjet e mbartura në gjykata duhet të ulen. Pavarësia e gjyqësorit është themelore, i cili vijon me një sistem të fortë vetëqeverisës. Ne presim jo vetëm punë të fortë por edhe vullnet politik. Nevojë urgjente që ka parlamenti për të trajtuar emërimin e Avokatit të Popullit, por edhe komisionerit të Anti-Diskriminimit. Standardet e vetingut duhet të ruhen edhe pasi të ketë përfunduar procesi i vetingut. Ne kemi sjellë dhe do të vijojmë të sjellim asistencën e duhur teknike. Presa nga krerët drejtësisë sesi do ti përmbushin objektivat për procesin e integrimit në BE. Së bashku do ta bëjmë realistet dëshirën e qytetarëve shqiptar për anëtarësimin në BE”, deklaroi Gonzato javën që shkoi.

Më të lexuarat