Juristi Kreshnik Spahiu theksoi në një emision televiziv se arrestimi i sotëm i Ilir Beqajt provoi se SPAK nuk kontrollohet nga Edi Rama dhe nuk është bandë kriminale.
‘Do pritet dhe do ketë lajme edhe më të mira. Kushdo që është përzierë me gjëra ta jashtëligjshëm do presi SPAK. Sëmundja e korrupsionit është nga më të poshtrat q e bashkëshoqëron demokracinë. Ditë më të këqija për ata që paguhen për shërbëtorë publikë por që kthehen rrëmbyes. Nuk kam asnjë lloj emocioni. Por kur akuzohet shpesh edhe për akuza kemi emocione por për korrupsionin nuk kam fare. Zotëria është i akuzuar. Qytetarët shqiptarë nuk janë budallenj. Qysh prej 1992 ka patur afera që po u vjen fundi sepse është krijuar sistemi i ri i drejtësisë. Realiteti është ky që është. Sa i takon taksapaguesit është lajm i mirë. Sinjalet që jepen në qytetarë janë të besimit se drejtësia do të punojë. Mendoj se SPAK është krejt i pavarur.’