BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e vjetër e Ilir Metës, manovrat e tij me përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe prapaskenat e forta që po ndodhin brenda ish-LSI, nga largimi i bashkëpunëtores së tyre të kasafortave, te shkërmoqja ...

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e
x
BREAKING NEWS

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e “çmendur” e Agron Zhukrit, si u bë milioner nga gruaja e tij që nuk i justifikon dot të gjitha të ardhurat e saj me pagat dhe aktivitetin privat, zbardhen “flamujt e kuq” në KPK...

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve, nga indeksimi, kompensimet, ndryshimet në fshat dhe qytet dhe deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi, nëse është trim le të...

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do
x
BREAKING NEWS

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit, dosja e tyre e “e zezë” e pastrimit të parave drejt fundit të hetimeve, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi po bëjnë gati fletë-arrestet, zbardhen provat dhe dëshmitarët që kanë plasur “bom...

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit,
x

Politike

"Do shkojnë për emra të veçantë", gazetari i njohur ngre dyshimet e forta mbi Pr.Ligjin për Zonat e Mbrojtura: Nuk duhet të konsiderohet si politike...

"Do shkojnë për emra të veçantë", gazetari

Gazetari Agim Baçi tha në një intervistë televizive se ka një mosbesim politik, dhe dyshime në lidhje me interesat e emrave të veçantë në lidhje me zonat e mbrojtura.

Baçi thekson se biodiversiteti, ruajtja e ambientit, ekosistemi, janë çështje e së ardhmes, dhe nuk duhet të konsiderohet si politike. 

"Po të kemi parasysh debatin në Butrint, mund të shtrihet në zona që deri më sot kanë qenë të mbrojtura. KLSH ka qenë shumë kritik për mënyrën si janë menaxhuar zonat e mbrojtura, se si parqet publike po zvogëlohen, dhe mendoj që s’është luks për ne të shqetësohemi për biodiversitetin. Fakteqësisht pyjet i kemi lënë pas dore dhe i kemi prerë. Mosbesimi është politikisht, këtu ka një dyshim të madh që këto zona po shkojnë për emra të veçantë. Unë s’jam kundër oligarkëve, shyqyr Zotit që ka njerëz me para dhe s’duhet të ushqejmë urrejtje për ta. Çështja është sa garanci kemi ne që do ruhet biodiversiteti dhe të gjitha standardet. Kur shikojmë ndryshimet ligjore në Parlament themi lum ne, kur i shohim në terren, themi mjerë ne. Ne kemi marrë ligjet më të mira, por mentaliteti dhe kultura s’kanë qenë të tillë. Do donim shumë që oligarkët të investojnë edhe për ruajtjen e ambientit dhe diversitetit. Vet PS kur ka qenë në opozitë ka mbrojtur edhe gardhin e Presidencës, ndërsa tani i duket normale, se dëgjoj z.Veliaj që thotë le të protestojnë, por prapë ne do ta bëjmë këtë gjë. Edhe opozita përfaqëson shqiptarët. Biodiversiteti, ruajtja e ambientit, ekosistemi, është çështje e të ardhmes, s’ka të bëjë as me Ramën as me Berishën. Ti je kryeministër i të gjithëve, s’je kryeministër i socialistëve. Më pak shpresë kam se Gjykata Kushtetuese do ta rrëzojë, kur kaloi marrëveshjen me Melonin. Nëse ndryshimet janë në përputhje me Kushtetutën çfarë do rrëzojë aty”.

Lidhur me përgjegjësinë e Ramës në lidhje me ministra apo deputetë në hetim, ai u shpreh:

"Është përgjegjësi dhe llogari e kryeministrit, në lidhje me ministrat e tij. Rama në 10 vjet as mban llogari as nuk mban përgjegjësi. Njerëzit janë të dekurajuar me idenë që fjala e tyre, protesta e tyre, vota e tyre, shkon atje ku duhet. Në Greqi dhe në Kroaci u përplas treni dhe dhanë dorëheqjen ministrat e Transportit. Përgjegjësia politike është e tij, e kryeministrit. Nuk mban përgjegjësi kryeministri që të thotë, po unë e zgjodha Arben Ahmetajn, i ka mbrojtur inceneratorët është tallur në Parlament, dhe kur vjen puna për të mbajtur për përgjegjësi nuk mban”, tha Baçi.

Më të lexuarat