BREAKING NEWS

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me
x
BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x

Politike

“Doktor, lëri djemtë të kthehen në...”/ Deputetja demokrate shpërthen ndaj Berishës: Demokratët u vranë, u prenë për muaj e muaj vetëm për emrin tuaj

“Doktor, lëri djemtë të kthehen në...”/

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka bërë një analizë të situatës në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike.

Përmes një postimi në Facebook, ajo i bën thirrje Sali Berishës që të lejojë kandidatët e Themelimit që të bashkohen me PD zyrtare, të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, me qëllim e vetëm që kjo forcë politike të mos shkatërohet.

Açka thekson se politikanët përreth jush dhe pse e dinë që Berisha nuk u siguron fitore, kanë zgjedhur të mos e lëndojnë.

Postimi i Flutura Açkës:

Doktor, lëri djemtë të kthehen në shtëpi!

Nga dita kur vendosa të kapërcej pragun e politikës, nuk na e ka dhënë rasti as të ndeshemi për t’u përshëndetur, as të pimë një kafe. Mbase duhet ta kisha bërë unë, por ngjarjet ndodhën aq shpejt sa shumë prej tyre luajtën bukur mirë me durimin dhe padurimin tonë. Madje asisoj, sa nga sjellja e disa prej njerëzve të rrethit tuaj, e kam pasur shumë të vështirë të përtyp disa tokla të rënda. Fundja idhnake jam edhe unë, shqiptare jam edhe unë. Me këtë nuk po ankohem, por po shpjegohem.

Kur ju jeni pezulluar (përkohësisht) nga grupi parlamentar, ka qenë dita ime e parë e punës dhe nuk kam ditur të mendoj atë që mendoj sot: se mund të ishte gjetur një zgjidhje më e butë e situatës dhe sot të mos ishim aty ku jemi, quazi të ndarë.

E kam admiruar forcën dhe energjinë tuaj njerëzore të këtyre muajve të fundi, por jo fjalët dhe emocionet politike, të cilat e thelluan hendekun e ndarjes. As baltën ndaj të tuve, politikanëve që i rrite dhe i promovove vetë dhe për të cilët duhet të keni edhe përgjegjësi politike nëse iu dolën kallp demokratëve.

Duke shqyrtuar nga larg, më është krijuar bindja se sa kohë pjesa e lidershipit rreth jush, përulen, nuk bëzajnë, binden dhe vrapojnë të zbatojnë dëshirat, ose urdhërat, tuaj, ata janë të mirë. Përndryshe, të gjejnë vrimë ku të futen.

Kështu po ndodh edhe tani: të bindur, politikanët përreth tuaj, një pjesë e të cilëve i çmoj shumë, kanë vendosur të mos ju lëndojnë, edhe pse e dinë se nuk u siguroni fitore, qoftë edhe për një arsye fare të thjeshtë: një pjesë e partisë – e vogël, e madhe për të siguruar fitore – nuk është me ju.

Kështu po ndodh edhe me kandidatët për kryetarë bashkie, shumicës prej tyre ka filluar t’iu kruhet lëkura kur mendojnë se janë kandidatë të së majtës.

Demokratët u vranë, u prenë, u shanë, u lënduan për muaj e muaj mes vedi, vetëm për emrin tuaj. Kjo ju ngarkon me detyrim dhe përgjegjësi, dhe ju kërkon t’ua ktheni me dashuri dhe sillë mirëkuptimi.

Kush është fajtori? E ç’rëndësi ka tani fajtori? Nuk po hyj ta analizoj gjatë se si erdhëm deri këtu, por jam e sigurtë se të gjithë kemi nga pak, a nga shumë, faj.

Tani, në fundin e fundeve shihen vetëm plagët – dhe ato dhembin.

Si do t’i shërojmë ato kur tani na duhet të gjejmë shpëtim tek e majta?! E pra, lideri që udhëhoqi të djathtën, sot po u kërkon të djathtëve të përfaqesohen si të majtë, të bëjnë fushatë si të majtë, të kërkojnë vota majtas për një kinse të djathtë. Mos, Zot, ma keq!

Tani jemi në zgrip. Nëse do të ndahemi tani, varet vetëm prej jush, por ju siguroj se demokratët nuk e duan këtë. Ata që kanë vendosur t’ju ndjekin, do t’ju ndjekin, duke e besuar si shpëtimtar “Mesian e rremë” që është mitizuar mes nesh, fjala e të cilit na rri si gijotinë, inati i të cilit na derdh pikëllim. Kështu do të jemi në dy kampe të ndarë e vetmitarë, për shkak të hendekut që krijuam, për shkak të baltës që hodhën ndaj njëri-tjetrit me fjalor të mbushur me “pengje” e “pengmarrje”.

Ata, “pengmarrësit”, nuk janë zotë të Partisë Demokratike, por vetë demokratët, të gjithë bashkë, edhe ata që tani do të garojnë, për fat të keq, majtas. Ne kemi bërë disa eksperimente të tilla dhe në të gjitha herët kemi dështuar me sukses.

Si ta pengojmë që kjo të mos na ndodhë? Si t’i shpengojmë demokratët e palëve nga ndarja dhe të bëhemi një? Si ta shpëtojmë Partinë Demokratike – emblemën, përkushtimin, gjakimin e demokratëve – nga shkatërrimi që po përgatitet edhe nga ustallarët e majtë? Këto ditë kam ndeshur dhe dëgjuar shumë demokratë që këtë çast e shohin si ndarje përfundimtare të Partisë Demokraike, dhe kanë filluar madje ta pranojnë këtë. Unë ende jo, dhe do të përpiqem që të mbetet jo!

Çfarë do të fitojmë po të shkatërrojmë Partinë Demokratike të gjithë bashkë?

Këto zgjedhje po kthehen në Vaterloja jonë dhe në Edeni i një regjimi që po ua merr frymën shqiptarëve.

Nëse ju nuk i lejonin ata të kthehen në shtëpinë e tyre, ka vetëm një rrugë. Ne të tjerët të mos ia lejojmë vetes:

As të përplasim demokratët në bazë!

As të shkatërrojmë Partinë Demokratike!

Ne duhet t’i ndihmojmë kandidatët tuaj të mbrojnë Partinë Demokratike, që të kthehen kurdo nga plangprishja ku kanë hyrë mbase të diktuar nga situate ku jemi.

Lëri djemtë të kthehen në shtëpinë e tyre, doktor! Është mundësia e fundit, dhe atë e keni ju në dorë.

Këto fjalë nuk janë mustardë pas darke, por trishtimi im për demokratët dhe të djathtën që dua.

Ndaj, kisha nevojë ta ndaja sot!