BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x

Politike

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit

Prej vitesh drejtësia që ishte nën kontrollin e Sali Berishës dhe miqve të tij Fatos Nano,  Ilir Metaj e Edi Rama, grumbullonte provat e çdo vrasjeje tropojani, por asnjëherë nuk e thirri Sali Berishën as si të akuzuar. Me krijimin e SPAK nën patronazhin amerikan, familja “Haklaj” dorëzoi kallëzimin penal ndaj Sali Berishës, shoqëruar me 14 orë deklarime me data, vende, skenarë, kurthe, emra vrasësish e viktimash, bashkëpunëtorësh dhe emër urdhëruesi, financuesi e mbrojtësi, të vrasësve të vëllezërve të saj e të tjerëve. Tashmë, SPAK ka në tavolinë një kallëzim- raport konkret me detaje e regjistrime audio-video, për rolin e Sali Berishës në vrasjet e Tropojës dhe konkretisht të 4 vëllezërve Halil, Fatmir, Shkëlqim e Ylli Haklaj, për të cilët ka bërë kallëzim motra e tyre. Madje ka marrë për herë të parë në maj të këtij viti dëshminë e Aishe Haklajt. Gazeta “SOT” disponon të plotë kallëzimin penal që i është drejtuar SPAK nga Idajet Beqiri, avokati mbrojtës të familjeve të viktimave Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj, i pajisur prej tyre me prokurë të përgjithshme. Në kallëzimin për SPAK, avokati Beqiri shprehet se për të zbardhur shfarosjen e fisit Haklaj në Tropojë, kallëzuesit  Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj kanë në duar shumë prova, fakte, dokumente, video, pamje filmike dhe shumë dëshmitarë okularë që fundosin ish-kryeministrin.

Emrat që rrezikojnë prangat

Përveç Sali Berishës, në SPAK janë denoncuar dhe emra të tjerë që sipas Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj kanë lidhje me vrasjet e vëllezervë dhe familjarëve të tyre. Ata janë gati të dëshmojnë dhe të provojnë se 16 persona kanë kryer disa vrasje të rënda me paramendim dhe hakmarrje në kuadrin e Bandës së Armatosur, si dhe kanë kryer akte terroristë etj. Sipas kallëzimit penal, kërkohet fillimi i procedimit penal dhe kryerja e hetimeve, për kryerjen e veprave penale të: “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga Neni 78/2 i Kodit Penal; “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal (Viti 1995); “Kryerja e krimeve nga banda e armatosur dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal (1995); “Aktet terroriste”, parashikuar nga neni 230 i Kodit Penal. Përveç Sali Berishës janë paditur edhe 15 persona të tjerë, që akuzohen si banda e armatosur dhe një organizatë kriminale që drejtoheshin dhe vinin në zbatim urdhrat e ish kryeministrit. Më konkretisht sipas padisë, pjesëtarë të këti grupi kriminal ishin Haki Hoxha, Përparim Hyka, Myftar Lumneshi, Hajredin Haluci, Tahir Sejd Hoxha,  Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Cut Neza, Sadri Neza, Xhafer Hoxha, Medi Hoxha, Guxim Byberi.

Si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj

Në dt 5 janar 1998, në orën 16 e 15' i bëhet pritë në Qafën e Luzhës me armë zjarri Shkëlqim Haklaj dhe kunati i tij, Artur Demiri. Nga ky atentat Artur Demiri ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa Shkëlqim Haklaj ka mbetur i plagosur rëndë dhe kur ka dal nga makina ka qëlluar në drejtim të pritës duke i thirrur Haki Hoxhës "A'ty të pagoi Saliu me n'a vra o Haki". Ndërsa më 6 mars 1998 u vra po nga grupi i Haki Hoxhës, Arjan Malaj, lidhje e ngushtë e Fatmir Haklajt. Në nëntor të vitit 1998 Haki Hoxha, i maskuar, vret Sali Hoxhën (Kuçanën), kryeplak i fshatit Rragam të Tropojës, vrasje kjo e parë edhe nga Avdyl Koka, që është kërcënuar nga Hakiu se po të fliste do ta eliminonte. Më 5 maj të vitit 1999, në vendin e quajtur Parvove të Pukës, vriten me armë zjarri Ilir Konashevci, nga Podujeva e Kosovës dhe Hazir Malaj, mjek, që të dy lidhje të ngushta të Fatmir Haklajt. Nga shkëmbimi i zjarrit midis dy palëve mbeti i vrarë Agim Demiri, lidhje e Haki Hoxhës. Agim Demiri bashkë me vëllain, Bislim Demiri, shofer në Komisariatin e Policisë Tropojë, i kanë mbajtur në vëzhgim viktimat Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj për rreth 10 ditë në Tiranë dhe kur ata janë nisur për në Tropojë i kanë ndjekur me makinën e tyre derisa kanë kaluar në Fushë-Arrëz dhe më pas u kanë zënë pritë dhe i kanë vrarë- shkruhet në raport. Sipas informacionit, pjesëtarët e këtij grupi janë autorët e disa pritave me mina ndaj Fatmir Haklajt e grupit të tij.

Shkëlqim Haklaj

Vrasja e Shkëlqim Haklaj u bë në orën 16. 15' të datës 5 janar 1998. Në orën 16. 35' në Selinë e PD-së në Tiranë u bë i ditur ky njoftim. Ende nuk ishte vënë në dijeni për këtë vrasje as Komisariati i Policisë Tropojë, as Ministria e Brendshme, sepse ende rrjeti i komunikimit të kohës ishte shumë problematike, për mungesë të telefonisë. Ndërsa Sali Berisha, urdhëruesi i kësaj vrasje dhe krijuesi dhe drejtuesi i "Bandës së Amatosur", u vu në dijeni menjëherë, në sajë të telefonit satelitor që i kishte vënë në dispozicion njëri prej anëtarëve të Bandës së Armatosur, njeriu i afërt dhe shumë i besuar i tij.  Në datën 06.05.1999, në vendin e quajtur "Varret e Shalës", rreth 100 metër pranë një muri mbajtës të rrugës, janë vendosur dy mina me telekomandë nga e njëjta "Bandë e Armatosur" që krijoi, frymëzoi dhe hodhi në veprim Sali Berisha kundër Familjes Haklaj. Këto dy mina u vendosën pikërisht këtu për të vrarë Fatmir Haklaj, i cili ishte i detyruar të kalonte pikërisht në këtë rrugë për të shkuar në punë. Në momentin që makina me personat e lartpërmendur brenda saj mbërriti në vendin ku ishin vendosur minat, ato u aktivizuan nga "Banda Kriminale" dhe mbeti i vrarë kushëriri i Fatmir Haklaj, i quajturi Eduard Osman Haklaj. Fatmir Haklaj, Sami Kërrnaja dhe Shpëtim Gjyriqi mbetën të plagosur.  Personat që i sollën dhe i aktivizuan këto mina ishin Jonuz Hyka, Përparim Hyka dhe një person tjetër. Jonuz Hyka, i cili në atë kohë ishte Drejtor i Policisë së Qarkut Kukës, siguroi minat.

Halil Haklaj

Në datën 04-08-1999 në orën 8:40' të mëngjesit është vrarë Halil Haklaj
Fatmir Haklaj po shkonte në pune në "B.Curri", ku punonte me detyrën e Komandantit të grupeve të gatshëm në Komisariatin e Policisë. Minat që ishin vendosur për të kryer këtë akt të rëndë terrorist në rrugë, dhe që u aktivizuan me telekomandë, vranë Halil Haklaj dhe Feriz Kermaja, si dhe u plagos Fatmir Haklaj. Këto mina me telekomandë ishin të njejta, sipas ekspertizës, me minat që vranë Eduard Osamn Haklajt në daten 06.05.1999.

Fatmir Haklaj

Në datën 04.11.1999, në fashtin Bujan, në Lagjen Mulosmanaj, është vrarë djali i tretë i Muharrem Haklaj dhe vëllai i Ajshe dhe Zylfije Haklaj, i ndjeri Fatmir Haklaj. Pritën vrasësit e kishin ngritur në oborrin e shtëpisë të Haxhi Jakupit, në afërsi të shtëpisë së Jaho Mulosmanit. Në këtë pritë të datës 04.11.1999 pranë shtëpisë së Jaho Mulosmanit mbeti i vrarë jo vetëm Fatmir Haklaj, por edhe Sami Ali Kërrnaja, si dhe mbeti i plagosur Jaho Mulosmani. Autorë të këtij krimi ishin anëtarët e Bandës së Armatosur Kriminale Haki Adem Hoxha, Medi Baram Hoxha, Përparim Adem Hyka dhe një person tjetër anëtar i bandës.

Ylli Haklaj

Në datën 03 dhjetor 2000, rreth orës 12.50' të drekës, "Banda e Armatosur" e Sali Berishës, kanë qëlluar me snajper djalin dhe vëllain tonë Ylli Haklaj. "Banda dhe snajperat ishin pozicionuar në kodrat në lindjen e shtëpisë së Haklaj, në një distancë prej afro 300 metra. 6. Në datën 20 qershor 2006 është qëlluar me plumba Kulla e Haklajve. Denoncimi në Polici është bërë nga qiraxhiu që jetonte në katin e parë të shtëpisë, Manush Selivrada. Policia e Tropojës dhe Prokuroria kanë filluar procedimin penal për këtë çështje, por e kanë pezulluar. Në këtë kohë në banesë kanë qene gruaja dhe fëmijët e Manush Selivradës, të cilët janë rrezikuar nga të shtënat. 7. Në datën 18 korrik 2006 për herë të dytë, Kulla e Haklajve është qëlluar me breshëri armësh për të vrarë cilindo që ndodhej brenda saj. Plumbat i kanë kaluar fare pranë kokës së qiraxhiut. Dëshmitari Manush Selivrada ka bërë kallëzim penal për këtë akt terrorist në Policinë e Tropojës. Policia ka ardhur në vendngjarje dhe pas kqyrjes së vendit të ngjarjes, ka fiksuar gjurmët e këtij akti terroristë, si plumbat e gjetura nga armët automatike dhe snajperi, drejtimi i të cilave vinte nga kodra përballë shtëpisë së Haklajve.

Më të lexuarat