BREAKING NEWS

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e bërë nga Berisha, reagon juristja: PD ka shtrirë këmbët sa ka jorganin

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e bërë nga Berisha, reagon
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Top Channel/ Artan Hoxha zbardh detaje të reja: Ja mesazhi që donin të përcillnin autorët

Sulmi ndaj Top Channel/ Artan Hoxha zbardh detaje të reja: Ja mesazhi
x
BREAKING NEWS

Ish-kreu i KQZ-së tregon sekretet e zgjedhjeve: Në fletën e votimit duhet të jetë Lulzim Basha

Ish-kreu i KQZ-së tregon sekretet e zgjedhjeve: Në fletën e
x
BREAKING NEWS

Gazetari zbardh detaje të reja për autorët e sulmit ndaj Top Channel: Janë ndihmuar nga persona të tjerë

Gazetari zbardh detaje të reja për autorët e sulmit ndaj Top
x
BREAKING NEWS

Janë drejt përfundimit, gazetari Hoxha zbërthen dosjet që do të përvëlojnë politikën shqiptare: Shumë shpejt do të ketë lëvizje të forta

Janë drejt përfundimit, gazetari Hoxha zbërthen dosjet që do
x
BREAKING NEWS

Gazetari zbulon detaje nga sulmi ndaj Top CHannel: Ishin 3 atentatorë. Ja lëvizja e autorëve para se të qëllonin

Gazetari zbulon detaje nga sulmi ndaj Top CHannel: Ishin 3 atentatorë. Ja
x
BREAKING NEWS

"Diku kërciti dajaku në mbledhje në 1 të natës", Berisha tregon të vërtetat e thirrjes së kandidatëve në SPAK : U zgjodhën nga padrino i mafies më të fuqishme në Europë

"Diku kërciti dajaku në mbledhje në 1 të
x
BREAKING NEWS

Ervin Karamuço zbulon detajet e para nga sulmi ndaj Top Channel pak pas mesnate: Ka lidhje me...

Ervin Karamuço zbulon detajet e para nga sulmi ndaj Top Channel pak pas
x

Politike

Droga fut në sherr Kodhelin me Çakon, kreu i policisë jep alarmin për prishjen e radarëve, ministrja i cilëson dashakeqe akuzat

Droga fut në sherr Kodhelin me Çakon, kreu i policisë jep

Shpërthen konflikti mes drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Përmes një letre drejtuar ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, Çako ka dhënë alarmin se trafikantët e drogës në Jug të vendit po i shpëtojnë gjurmimit të policisë, për shkak të keqfunksionimit të radarëve të ushtrisë. Madje për të qartësuar akuzat e tij në drejtim të Forcave të Armatosura, kryepolici i referohet operacionit të mbrëmjes së 11 gushtit, ku forcat e policisë dështuan për kapjen e një gomoneje, që ishte nisur dy milje nga Plazhi i Zvërnecit, për shkak se qendra dhe koordinatat rezultuan të pasakta, sa i takon lëvizjes së mjetit. Sipas tij, mosdhënia e informacionit krijoi konfuzion në radhët e uniformave blu në lidhje me operacionin në fjalë. “Mosdhënia e informacionit krijoi konfuzion dhe pati raste kur mjetet që merrnin pjesë në operacion filluan të ndiqnin njëra-tjetrën në hapësirën detare. Pas kapjes së gomones poshtë radarit të qendrës, rezultoi se nga sistemi nuk ishte konstatuar asnjë lëvizje”, shkruhet më tej në letër. Ndërkohë, Çako në letrën e tij thekson faktin se sistemi i vëzhgimit të hapësirës detare nga radarët, ka shfaqur probleme të shumta, teksa deklaron se nuk iu përgjigjet nevojave operacionale, për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit detar. Sipas tij, kjo situatë ka vështirësuar punën dhe shërbimin e efektivave tona në luftën kundër trafiqeve të paligjshme në hapësirën detare. “Sistemi i vëzhgimit të hapësirës detare nuk iu përgjigjet nevojave operacionale, për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit detar, dhe nuk bën të mundur identifikimin e mjeteve lundruese. Kjo situatë ka vështirësuar punën dhe shërbimin e efektivave tona në luftën kundër trafiqeve të paligjshme në hapësirën detare”,  shkruan ai, ndër të tjera në letrën e tij.

Reagon Kodheli

Mirëpo letra e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, drejtuar ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, ka futur në një përplasje të fortë dy institucionet kryesore të vendit, siç janë Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme. Dhe pikërisht rreth kësaj akuze, ditën e djeshme ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes. Kështu, përmes një deklarate lëshuar për mediat, MM jo vetëm që e përgënjeshtron shqetësimin e kryepolicit Çako sa i takon mosfunksionimit të radarëve të ushtrisë, por ajo shkon më tej teksa deklaron se të gjitha këto pretendime janë të pavërteta dhe plot dashakeqësi. Sipas, Kodhelit, sistemi i integruar i vëzhgimit i hapësirës detare është plotësisht funksional. “Nëpërmjet kësaj deklaratë të përbashkët informojmë publikun se sistemi i integruar i vëzhgimit të hapësirësdetare, një sistem ky i instaluar në vitin 2009 është plotësisht funksional.Ky sistem vëzhgon dhe monitoron hapësirëndetare të Republikës së Shqipërisë24 orë në 7 ditë të javës. Shërbimin e këtij sistemi e përfiton dhe Policia Kufitare dhe Migracionit, e cila në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale dhe strukturat e tjera të sigurisë ka përmbushur detyrimet e veta ligjore, në mënyrën më të mirë të mundshme.Çdo pretendim tjetër është i pavlerë, i pavërtetë dhe dashakeqës. Policia e Shtetit, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura do të vazhdojnë bashkëpunimin në të mirë të sigurisë së qytetarëve shqiptarë”, thuhet ndër të tjera, në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Rigels Seliman

Më të lexuarat