BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x

Politike

"Duhet një shtim i kapaciteteve prodhuese për pajisjet ushtarake", ministri italian reagon pas inaugurimit të bazës së NATO-s në Kuçovë: Po përballemi me sfida të shumta në...

"Duhet një shtim i kapaciteteve prodhuese për pajisjet

"Italia do të mbështesë Shqipërinë edhe për bazën tjetër të NATO-s në Shqipëri, atë detare të Porto Romanos."

Kështu deklaroi ministri i Mbrojtjes i Italisë Guido Kroseto (o. Crosseto) në një intervistë televizive, duke theksuar se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë është historik.

"Italia ka një bashkëpunim shumë të fortë me Shqipërinë. Ky bashkëpunim daton shumë vite më parë dhe është thelluar edhe më tej vitet e fundit. Në fakt, sot jemi këtu në inaugurimin e kësaj baze me avionët italianë, për të përforcuar edhe njëherë faktin, se bashkëpunimi ynë do të vijë mes Italisë dhe Shqipërisë. Ne e vlerësojmë shumë punë që ka bërë dhe po bën qeveria shqiptare, më së shumti kryeministri Edi Rama, që pas NATO-s vendi të bëhet edhe pjesë e Bashkimit Evropian. Jemi duke mbështetur edhe iniciativën e qeverisë për të ndërtuar edhe bazën e Porto-Romanos, një bazë e NATO-s jo vetëm tokësore e ajrore, por edhe detare. Marrëdhëniet do të vijojnë edhe në vitet e ardhshme, pasi Italia e Shqipëria janë dy aleatë historikë," deklaroi ministri italian.

Sa i përket situatës në Kosovë, ministri Kroseto tha se edhe Italia kërkon përmirësim të marrëdhënieve dhe në bashkëpunim edhe me Shqipërinë, tashmë situata është normalizuar.

"Mendoj se ju e dini që ne jemi duke punuar shumë, dhe kemi një mision ushtarak prej vitesh tashmë në Kosovë si pjesë e KFOR-it atje. Aty deri tani numërohen mijëra ushtarakë, që kanë kryer misionin aty. Kemi qenë përherë një vend që ka kërkuar bashkëpunim mes Kosovës dhe Serbisë, këtë po bëjmë edhe në këto muajt e fundit kur situata është përkeqësuar dhe kemi arritur që të qetësojmë ujërat. Këtë po e realizojmë duke bashkëpunuar me shumë vende të tjera, si Shqipëria për shembull," tha z. Kroseto.

I pyetur lidhur me propozimin e kryeministrit Rama për mundësinë e nisjes së prodhimit të municioneve luftarake nga Shqipëria, z. Kroseto duket se është në të njëjtën linjë.

"Me rëndësi është që jemi në një moment kur të gjitha vendet janë duke punuar, pasi vështirësitë e periudhës dhe luftërat që po zhvillohen në disa vende. Për sigurinë mendoj se duhet një shtim i kapaciteteve prodhuese për pajisjet ushtarake. Çdo vend mendoj se po e shikon çështjen në këtë këndvështrim dhe besoj se edhe Shqipëria po vepron në të njëjtën mënyrë," u shpreh ministri italian.

Sipas tij, në një kohë e cila po karakterizohet nga sfida të shumta, Italia dhe Shqipëria do të kenë "horizonte të tjera bashkëpunimi".

Më të lexuarat