BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x
BREAKING NEWS

Njeriu i besuar i Niko Peleshit përfshihet në skandal, ja si manipuloi kontratën 4 milionë euro me kompaninë fantazmë për shuarjen e zjarreve nga ajri, zbardhen faktet

Njeriu i besuar i Niko Peleshit përfshihet në skandal, ja si manipuloi
x
BREAKING NEWS

Shteti digjital i Mirlinda Karçanajt merr një tjetër goditje, hakerat iranianë të “Homeland Justice” nxjerrin të dhënat e kartave të identitetit dhe numrat e telefonit të mbi 65 mijë shqiptarëve

Shteti digjital i Mirlinda Karçanajt merr një tjetër goditje,
x
BREAKING NEWS

Akademia e Shkencave batërdi me lekët e shqiptarëve, ja si janë bërë “rrush e kumbulla” 240 milionë lekë gjatë pandemisë, KLSH zbulon shkeljet

Akademia e Shkencave batërdi me lekët e shqiptarëve, ja si
x
BREAKING NEWS

Lajmet e mira që i presin pensionistët brenda këtij viti, nga ligj i ri për të moshuarit që nuk kanë dokumentet e sigurimeve të vjetra për të përfituar pension, te ndryshimet e reja që po përgatit Instituti i Sigurimeve Shoqërore në zonat rurale, ja ku...

Lajmet e mira që i presin pensionistët brenda këtij viti, nga
x

Politike

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamente e biznese në Tiranë e bregdet, ja roli i bankave në pastrimin pareve

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka raportuar ditën e djeshme në Komisionin e Ligjeve, mbi veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme, për vitin 2023. Ai ka renditur të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit, që siç tha ai janë nën hetim apo të pandehur. Në fjalën e tij, Dumani tha se “janë dënuar 9 zyrtarë të lartë me funksion: Dy ish deputetë, dy ish gjyqtare, tre ish kryetarë bashkie, një ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë, një ish nënkryetar bashkie”.  Janë hetuar gjithsej 20 procedime penale me 22 persona nën hetim apo të pandehur ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë në funksion: 5 magjistratë, 3 ish gjyqtarë të shkallës së parë, një ish gjyqtare i apelit dhe një ish prokuror. 5 ish kryetar bashkie, një ish kandidat për kryetar bashkie, dy kryetarë bashkie, një ish ministër Finance, një ish ministër Mbrojtje, një ish ministër Mjedisi, një ish ministër shëndetësisë, një ish-zv/ministër Shëndetësie, një ish kryeministër, një ish sekretar i ministrit të mjedisit, një ish sekretar i ministrisë së drejtësisë dhe një ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë. Për herë të parë janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona me hetim apo të pandehur ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë. Janë dërguar në gjykatë 11 çështje me kërkesë për gjykim 12 persona të pandehur në cilësinë e ish zyrtarit të lartë me funksione: 5 ish-kryetarë bashkie, një ish gjyqtar, një ish ministër mjedisi, një ish ministër Finance, dy kryetarë bashkie, një ish kandidat për kryetar bashkie dhe një ish sekretar i ministrisë i ministrisë së Shëndetësisë. Janë dënuar 9 zyrtarë të lartë me funksion: Dy ish deputetë, dy ish gjyqtare, tre ish kryetarë bashkie, një ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë, një ish nënkryetar bashkie. Janë në proces gjykimi 4 ish magjistratë, është në hetim një ish magjistratë në gjykatë e lartë, janë dënuar nga gjykata dy ish magjistratë”, u shpreh Dumani.

Pastrimi i parave, roli i bankave

Kreu i SPAK tregoi se si një biznes shqiptar tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, për të integruar të ardhurat në sektorin bankar. “Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri, përfshin përdorimin e bankave dhe bizneseve shqiptare si ndërmjetës për organizatat ndërkombëtare kriminale si mafia italiane. Një rast një biznes shqiptar bashkëpunoi për ti dhënë akses përfaqësues të mafias ndërkombëtare të integronte të ardhurat kriminale në sektorin bankar për shtresëzimin e transfertave që pastaj do të transferoheshin po me ndihmën e biznesit vendas jashtë vendit. Bashkëpunimi shumë i mirë me bankat e nivelit të dytë, bëri që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte. Ka prani të pastrimit të parave, që bëhet edhe me ndërtimet. Edhe terrorizmi është ndër aktivitetet kriminale më të rralla. Sa i takon korrupsionit, përdoret procedura që përfitojnë nga fondet publike, që përdorin llogari offshore. Edhe disa banka janë të përfshira në skemën e pastrimit të parave. Disa prej veçorive, anëtarësi 15-25 personash, aktivitet polikriminal, dhuna për kontroll, përfshirje e femrave në pozicione dytësore, konvertim i parave në kriptovaluta, vrasje me pagesë. Operojnë përmes call centerave, mashtrojnë shtetas të huaj. Bashkëpunimi me bizneset për pastrimin e parave. Një rast një biznes shqiptar bashkëpunoi për t’i dhënë akses përfaqësues të mafias ndërkombëtare të integronte të ardhurat kriminale në sektorin bankar për shtresëzimin e transfertave që pastaj do të transferoheshin jashtë, por bashkëpunimi shumë i mirë me bankat e nivelit të dytë, bëri që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte”, tha Dumani.

Lloji i tregjeve kriminale sipas SPAK

Dumani tha se janë disa qytete dhe zona të vendit të cilat paraqesin problematikë të theksuar për aktivitetin e tyre, nga vrasjet, te trafiku i drogës, korrupsioni ndaj njerëzve të drejtësisë dhe pastrimi i parave. Lidhur me llojin e tregjeve kriminale, nga analiza na rezulton se tregjet kriminale në Shqipëri paraqesin një situatë shqetësuese me grupe aktive në qytete si: Tirana, Durrësi, Vlora, Gjirokastra, Fieri, Shkodra, Elbasani, Kurbini dhe Fushë Kruja. "Në Tiranë dhe qytetet bregdetare grupet merren kryesisht me pastrimin e parave, ndërsa trafiku i narkotikëve është shfaqur problematik në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Kurbin. Korrupsioni i funksionarëve të drejtësisë është evidentuar në Durrës, Shkodër, Laç dhe Fushë Krujë. Vrasjet dhe tentativat për vrasje janë të shpeshta në Durrës, Fushë Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan. Në Fushë Krujë është i pranishëm tregtia e armëve, lëndët shpërthyese dhe makinat e vjedhura që pastaj përdoren në ngjarje kriminale", u shpreh kreu i SPAK. Dumani foli dhe për grupet kriminale që janë përfshirë në tregun ndërkombëtar të trafikut të drogës, kryesisht kokainë, duke thënë se ato tashmë dominojnë tregun edhe në vendet e origjinës, pra në Amerikën e Jugut. "Grupet kriminale shqiptare janë përfshirë në tregun ndërkombëtar të trafikimit të drogave të forta, duke pasur e kontrolluar trafikun e ciklit të mbyllur e duke pasur pozicion dominues në vendet e origjinës së trafikut të kokainës. Këto grupe kanë aktivitet dhe në tregje ndërkombëtare, kryesisht Amerika e Jugut, BE, Britania e Madhe dhe rajon. Disa nga veçoritë e këtyre grupeve janë: anëtarësia prej 15 deri në 20 persona, aktiviteti polikriminal (trafik droge, vrasje dhe prodhim armësh), dhuna për kontroll territori, përfshirja e femrave në pozicione dytësore, vrasjet e sofistikuara me pagesë, komunikimet e koduara dhe konvertimi i parave në kriptovalutë", u shpreh kreu i SPAK.

Më të lexuarat