Për kreun e FRD, Qeveria ka një mentalitet komunist, i cili pengon zhvillimin e vendit. Fryma e Re Demokratike mbajti sot në mbrëmje një takim elektoral me banorët e Manzës në Durrës.
Përpara banorëve, Bamir Topi tha se, “Pushtetarët sot kanë uzurpuar zonën e detit, përmes korrupsionit të Qeverisë”. Pas nuk ka lënë edhe 3 ligjet e shumëdebatuara, ku tha se ato nuk janë të vetmet që përcaktojnë integrimin e vendit.
Ndërsa kandidati për deputet në Durrës, Gazmend Oketa, ka nënvizuar se “FRD ka si armën e saj më të fortë moralin politik”.